Inspektoriati ndërtimor pranë bashkisë së Shkodrës ka nisur një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe atyre në proces legalizimi.
Aksioni ka filluar në lagjen Xhabije, që i hap rrugë investimit të nisur 2 vite më parë në këtë zonë.
Ndërsa parashikohet prishja e rreth 30 objekteve kryesisht shtesa pallatesh, dyqane e kioska.
Gjithçka erdhi pas një VKM-je që qeveria shqiptare miratoi pak muaj më parë që i hapte rrugë shpronësimit të disa objekteve me leje.