Një aksident i rëndë, me pasojë një të vdekur ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
Sipas informacioneve të para, mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Ende nuk dihet emri i viktimës dhe rrethanat e aksidentit, por dyshimet e para flasin për një gabim të këmbësorit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.