Shpërthen në flakë në ecje makina në Memaliaj, dyshohet se…

115
Sigal

Një makinë ka shpërthyer në flakë në Memaliaj gjatë ditës së sotme. Makina ka marrë flakë në ecje ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

Njoftimi i policise:

Tepelenë/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Krahës-Memaliaj, në afërsi të fshatit Iliras, ka marrë flakë në ecje e sipër dhe është djegur plotësisht automjeti tip “Ford”, i cili drejtohej nga shtetasi N. B., banues në Memaliaj.

Nuk ka dëme në njerëz.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.