Sigal

Qytetarët që kanë ndërruar vendbanimet e tyre do të kenë 6 muaj afat për të deklaruar adresën e re, në mënyrë që t’i shpëtojnë gjobës prej 10 mijë lekësh.

Komisioni i Ligjeve miratoi në parim propozimin e Këshillit të Ministrave për të pezulluar për një periudhë 6-mujore masën administrative, 10 mijë lekë për qytetarët që nuk deklaruan brenda afateve vendbanimin e tyre të saktë. Drejtori i Gjendjes Civile, Blerad Doracaj, deklaroi se pezullimi i gjobës është bërë për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve dhe për t’u dhënë kohë atyre të bëjnë regjistrimin në vendbanimet e reja.

Ligji parashikon sot që të gjithë shtetasit që nuk bëjnë deklarimin e saktë brenda afateve ligjore prej 30 ditëve, marrin një masë administrative “gjobë” në vlerën 10 mijë lekë të rinj.