70 vjetori i “Brigadës 17”, Meta “Kujtojmë sakrificën e dëshmorëve”

530
Sigal

Përkujtohet sot në Gjinar të Elbasanit, 70 vjetori i themelimit të ‘Brigadës së 17’ sulmuese në luftën për çlirimin e vendit. Në këtë takim marrin pjesë Kreu i Kuvendit Ilir Meta, Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto si dhe prefekti i Elbasanit, Arben Kamami. Në fjalën e tij kryeparlamentari Meta, vlerësoi si shumë të rëndësishme përkujtimin e themelimit të kësaj brigade, ku siç theksoi ai, ata u rreshtuan në krahun e duhur në kohëra të vështira, në një kohë që vendet e tjera nuk e kishin këtë orientim. Meta vuri në dukje faktin se kjo ngjarje përkujton edhe sakrificën e 28 mijë dëshmorëve që ranë për atdheun, kur vendi bëhet gati të festojë edhe 70 vjetorin e çlirimit. “Jemi në Gjinar të Elbasanit për të kujtur 70 vjetorin e Brigadës së 17 sulmuese. Vlerësojmë këtë 70 vjetor sepse ata ditën të rreshtohen në kohëra tepër të vështira, kur shumë vende të tjera nuk u orientuan drejtë, në anën e duhur. Është shume e rëndësishme përkujtimi i kësaj brigade kur jemi dhe në prag të 70 vjetorit të çlirimit të atdheut. Kjo ngjarje bashkon gjithë shqiptarët se përkujton sakrificën me sublime që bëjnë 28 mijë dëshmorët në emër të atdheut dhe për një të ardhme më të mirë. Duke vlerësuar LANC ne vlerësojmë vendin tonë, historinë tonë.” u shpreh kreu i Kuvendit