25 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Vatikanit dhe Shqipërisë

496
Sigal

Me datë 2 dhjetor 2016, në orën 9.00, në ambjentet e Ministrisë së
Punëve të Jashtme, do të mbahet Konferenca me titull:

                                  

“Çerek shekulli marrëdhëniesh të
tjera mes Shqipërisë dhe Vatikanit”.




Kjo
konferencë ka si qëllim të nxjerrë në pah marrëdhëniet e ndërsjellta ndërmjet
Republikës së Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë në këto 25 vite pas rënies së
regjimit komunist. 




Konferenca
do të hapet nga përshëndetja e Ministrit të Jashtëm të qeverisë së Shqipërisë, SH.T. Zoti Ditmir Bushati. 




Më pas
do të përshëndesë këtë event edhe Sh.T. Mons. Diego Causero, i dërguar i
posaçëm i Selisë së Shenjtë për këtë rast dhe 
i pari i Ngarkuar me Punë ne Nunciaturën Apostolike në Tirane di
edhe ish
Nunc Apostolik ne Zvicër.




Gjithashtu do të përshëndesë
Konferencën edhe Arqipeshkëvi i Shkodër-Pult, SH.T. Imzot Angelo Massafra o.f.m. njëkohësisht edhe Kryetar i
Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, i cili do të nxjerrë në pah edhe
veprimtaritë e Kishës katolike në këto vite në Shqipëri.




Kumtesa
kryesore do të mbahet nga Dr. Dom Nikë Ukgjini, historian dhe docent pranë Insitutit
Filozofiko-Teologjik të Shkodrës, me titull: “Reflektime nga historia e marrëdhënieve diplomatike
Shqipëri-Vatikan”. 




Po
ashtu do të bëhet një videokonferencë përshëndetëse me Ambasadorin e parë të
Shqipërisë në Vatikan, Zotin Vili Kamsi.




Më pas do të ndjekë një film i
shkurtër nga Ekspozita fotografike kushtuar jetës dhe veprës së shenjtorës Nënë
Tereza.




Drejtoria e Arkivit Historik dhe
Dokumentacionit i MPJ do të paraqesën një ekspoze  historike me pasuritë
arkivore të MPJ mbi vendosjen e marrëdhënieve Diplomatike të shtetit shqiptar
me shtetin e Vatikanit.