Suplementi Pena Shqiptare/ Vojsava Nelo: “Saranda, kënga ime e detit”

474
Sigal

MBREMJE POETIKE

“NJË POEZI PËR SARANDËN”

FITUESE E  ÇMIMIT T Ë  PAR Ë  “SARANDA E ARTË “

SHPALLET POEMA

“SARANDA, KËNGA IME E DETIT”

E POETES VOJSAVA NELO

 Qendra Kulturore, Bashkia Sarandë, me drejtor Romeo  Çakuli, njëherazi  n/kryetar i Bashkisë, me ideator dhe rregjizor Anastas Nika, nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Z.Adrian  Guram organizuan mbrëmjen poetike : “ NJË POEZI PËR SARANDËN “.

Të ftuar për të marrë pjesë qenë të gjithë poetët, brenda e jashtë Shqipërisë, me një krijim të tyre për qytetin e Sarandës në POEZI dhe Ese, ku të delnin në pah dhe të promovoheshin bukuritë natyrore dhe shpirtërore të qytetit të Sarandës. Aktiviteti u finalizua në datën 9-Tetor2020, me shpalljen e fituesve.

Poema “SARANDA, K Ë NGA IME E DETIT” e poetes së mrënjohur VOJSAVA NELO, fitoi cmimin e parë “SARANDA E ARTË “Në këtë festival morën pjesë rreth 136 poetë nga të gjithë trevat shqiptare.

Si fituese e çmmit të parë poema “SARANDA, K Ë NGA IME E DETIT” fitoi të drejtën për t’u realizuar në një vidioklip. Poema është interpretuar nga artisti i mirënjohurAnastas Nika, me rregji të Eno Nika  dhe është realizuar nga studio…  Vidioklipi i rregjistruar në Youtobe ndiqet me interes dhe ka fituar shumë klikime.Videoklipin e poemës e përgatiti Viva Studio.

VOJSAVA NELO

SARANDA, KËNGA IME E DETIT POEMË

autorja

 Fituese e çmimit të parë

“SARANDA E ARTË“

në mbrëmjen poetike

“NJË POEZI P ËR SARANDËN

Frymëzimi, dashuria ime më e madhe

 Dikur, kur isha e vogël, fëmijë… Kur shkela për herë të parë në Sarandë, mbaj mend se, atë çast, m’u duk se hyra në një përrallë.

E nisa të ecë… Ngadalë, ngadalë, si në përrallë, e duke ecur e duke u magjepsur…

*   *  *

Saranda – ky qytet vezullues,

ku imagjinata lodron si askund. Pastaj nis fluturimin mbi valë,

bashkë me pulëbardhat,

si një pulëbardhë,

Imagjinata ime poetike,

e magjepsur,

si askund.

Si rrallë.

Saranda – si një qytet i rrëshqitshëm

buzë ujrave, ku dritat notojnë e dalin sirenat

e këndojnë, e vallëzojnë, e dehin, e frymëzojnë…

 

Qyteti im i magjepsjes, Saranda,

ku dritat notojnë përmbi valë…

Ku sirenat këndojnë bashkë me njerëzit,

e dehin, e frymëzojnë çdo qenie të gjallë.

Poetin,

poetin si askënd tjetër.

Poetin,

si rrallë.

 

Saranda, e gjitha në dashurinë time.

Me të gjitha tingujt, ritmet,

valët,

dhe dallgëzimet e furishme të poezive.

 

E gjitha në frymëzimit tim,

si një anije me vela të bardha, të hapura,

që niset në detin e kaltër,

që herët,

në agim.

Saranda, – në frymëzimin tim!

Magjia e saj e papërsëritshme.

E shndritshme.

e çon imagjinatën time,

përtej çdo orbite.

 

Saranda – muzë e fantazi. Qielli i hapur,

ku shkëlqejnë me mijëra e miljona yje

nga pikojnë

me mijëra e miljona poezi.

 

Përjetësisht e shndritshme: toka, deti,

qielli me yje.

Të gjitha në muzën time.

Saranda, si fara e bekuar e bukurisë,

që mbin në çdo vargun tim.

Në çdo këngë.

Që nga ajo që lind herët, në agim,

e deri tek ajo që lind natën, vonë,

ndënë qiellin prush me yj’.

 

*   *  *

 

Lidhja ime me ty është e hershme.

Që kur isha e vogël, fëmijë.

Është e përjetshme.

Sarandë,

përralla ime e mahnitshme,

me çdo grimcë, me çdo dallgë,

me çdo valë lozonjare,

që mbërrin në bregun tënd.

e që më deh,

që më grish,

e shpesh herë, më lë pa mend.

 

Unë e sodis dhe magjepsem.

Unë e sodis dhe mbushem me emocion.

Dhe ndiej se si filloj të dehem.

Dhe ndiej se si më frymëzon,

Saranda!

 

Shpirti im ngujuar këtu.

Përjetësisht këtu këndon…

Këtu, ku mund të arrish të prekësh qiellin me dorë,

diellin po deshe, hënën,

dhe çdo yll që feks e farfurin aty.

si të dojë të të bëj magji.

 

Unë këtu, ngujuar.

Mbërthyer nga ky qytet.

Nga trajtat e tij të magjishme.

Nga çdo yll që farfurin e feks.

Nga ky det me valë,

e ngujuar,

si të dua të prek tërë thesaret e saj

mrekullitë pa skaj,

ku imagjinata ime fluturon si një pulëbardhë,

si një pulëbardhë mbi detin me valë,

e rrok të gjitha tingujt, të gjitha ritmet, të gjitha meloditë,

e të gjitha i shndërron. I bën poezi,

si askund tjetër, si askund,

as në tokë,

as lart, në qiejt prush me yj.

Si të jesh yshtur prej Perëndive.

Si të shohësh një ëndërr.

Si të kesh hyrë në botën e madhe të poezive.

 

Sarandë!

Qyteti im i ndritshëm,

Madhështor.

Si të jesh bërë me diamantë.

Si të jesh stolisur me inxhi.

Mbushur me sirena që dalin netëve,

si për të marrosur çdo qenie të gjallë,

çdo njeri

shpirtrat, dhe frymëzimet e çartura të poetëve.

 

Dhe unë, unë, që këtu ngujuar rri,

mbërthyer nga një frymëzim, që më vjen veç nga ty.

Një frymëzim përrallor,

si një simfoni që mund të pushtojë çdo shpirt njerëzor.

 

*   *  *

 

Çfarë simfonie?!

Heshtni, ju lutem!

Ju lutem, dëgjoni pak!

Çfarë simfonie ndihet?!

Dhe shpirti im,

dhe shpirti im,

që e shndërron, e bën poezi,

e bën varg.

 

Si një bekim qiellor kjo simfoni!

 

Dhe ajo melodi,

ajo melodi që valëzat e mërmërijnë

ndërsa vijnë në breg

e japin shpirt aty,

duke të magjepsur me atë vetflijim

për këngën,

për këngën dhe njerinë?!

Realitet apo ëndërr e gjallë?!

 

*   *  *

 

Unë këtu, ngujuar.

Unë këtu, si një peshk i kapur në grep.

Këtu, në këtë breg.

Këtu, në këtë qytet,

që të deh, që të magjeps, që të mbush me frymëzim.

Je apo s’je poet?!

 

Saranda ime mbushur me romanca.

Me njerëz, me jetë, me pulëbardha.

Me fluturimet e tyre poetike

që imagjinata ime i ndjek në të gjitha kilometrat…

Në çdo skaj të qiellit, që nuk ka fund.

 

Dhe janë ca fluturime të përjetshme…,

Dhe janë ca fluturime të mahnitshme…,

 

Dhe unë…, dhe unë…

Mbërthyer këtu.

Këtu, në këtë botë të magjishme.

Në këtë botë të shndritshme,

si ta kem rrokur të tërë,

me tërë thesaret dhe mrekullitë e saj,

misteret pa skaj!

 

Dhe ti që shkon drejt aktit të krijimit,

si në ekstazë,

përfshirë prej frymëzimit.

Pak nga pak,

Çast pas çasti,

deri sa përpihesh e tëra nga flakët.

Flakët ngjiten nëpër trup.

Nëpër shpirt,

në mish,

në gjak

Digjesh e tëra.

Shkrihesh.

Akti i madh i krijimit ndodhi.

Ndihet.

Flakërojnë të gjitha horizontet,

të gjitha ndiesitë.

Trup e shpirt.

Tokë e qiell.

Dhe ai diell që perëndon i kuqëremtë

bashkë me aktin e tij të kryer.

Aktin e madh të ndriçimit që pulson në ajër.

në tokë e në qiell,

në shpirtin e njeriut,

ai diell që shkrihet për t’u rilindur nesër,

ndënë këtë qiell.

 

Nesër,

një diell i ri do të shkrep aty.

 

*   *  *

 

E përjetshme këtu ekstaza.

I përjetshëm frymëzimi yt!

I përjetshëm frymëzimi im!

Kjo ditë. Kjo natë. Ky diell. Kjo hënë.

Ky mister. Kjo magji.

Këtu unë jam ankoruar përjetësisht,

përjetësisht këtu, unë shkruaj poezi.

 

*  *  *

 

Më lini këtu!

Këtu dua të rri.

Të frymojë me këto valë.

Të vozis gjithë kënaqësi.

Të thurr këngën time e dehur në frymëzim.

Nën kupolën e këtij qielli

zhytur në dritë e vezullim.

 

Më lini të mbushem me frymë!

Më lini në përjetimin tim!

 

Më lini të këndojë! Të derdh shpirtin tim!

Të qaj,

të lotoj.

Më lini të shkruaj vargjet e mi

përpirë nga kjo natë

kjo natë magji, kjo natë mrekulli!

 

Më lini, kjo natë të më përpijë!

Të më tresë, po deshi,

po deshi,

le të më shkrijë!

 

*  *  *

 

Më kishte marrë malli për këtë natë,

për këtë muzë.

Për këtë qytet, frymëzimi im i pamatë.

Saranda ime!

Dashuria ime e pafund.

Shpirti i çdo vargu,

i çdo tingulli, i çdo poezie.

 

Më kishte marrë malli

për këtë qiell që shkëlqen në përjetësi

tek ty, veç tek ty.

 

Kjo natë, oh, kjo natë!

Kjo natë kaq e bukur, e mistershme.

e artë!

 

*  *  *

 

Gjithçka sikur hesht sonte.

Sikur nuk merr frymë. Sikur nuk është gjallë.

Kjo natë-magji,

si një himn madhështor që zbret nga qiejt, lart,

dhe pushton çdo njeri.

 

Saranda!

 

*  *  *

 

Kam lotuar sa herë…

Po kurrë nga një bukuri.

Nga një natë si kjo, sonte.

Ekstazë, mister, magji,

dhe njerëz që duket sikur nuk frymojnë

pushtuar nga një supermrekulli:

Sarandë!

 

*   *  *

 

Ca tinguj filluan të ndihen.

Njerëzit i dëgjojnë e zgjohen ngadalë…

Agimi i ri, si një pëshpëritje,

buzë këtij deti me valë.

Dita e re, dalëngadalë, çel në horizont

si një trëndafil i bardhë!

 

E mahnitshme!

E mahnitshme për imagjinatën time.

Për frymëzimin, që zë e ndizet në shpirtin tim,

në gjakun e valë.

 

Një erë e lehtë, tutje në horizont, duket sikur fryn

e zgjon ca trajta të mahnitshme

të ditës së re që vjen,

duke ndezur imagjinatën poetike…

Duke e flladitur ëmbëlsisht,

dalëngadalë,

buzë këtij deti nanuritës,

pranë këtij bregu me valë…

 

Një pulëbardhë sapo u nis e vetme,

si një gjethe që përkundet në fluturim…

si të ndjellë shpirtrat e njerëzve,

në këtë mëngjes,

në këtë zgjim.

 

Pas saj,

tufa pulëbardhash si të shpërndajnë me krahët e tyre valëvitëse

vargje poetësh. Poezi.

Të gjitha të mahnitshme.

Dhe unë, si të këndoj nga maja më e lartë e botës.

Nga kopshti më i lulëzuar.

Buzë këtij deti të përsosur,

përsosmërisht e frymëzuar.

 

Saranda ime!

Mëngjesi tek ty. Mbrëmja tek ty.

Rruga për te ty,

Të gjitha shtruar me petale.

Kushdo që mund të vijë,

le të niset. Të vijë.

se do të prekë një botë imagjinare,

një botë që do të mbetet në shpirtin e tij.

 

Do të shndërrohesh në diell, këtu.

Do të shndërrohesh në kaltërsi.

Do të zhytesh në lumturi, si pa e kuptuar,

në një botë,

që është pa kufij.

 

Kraharori im I mbushur me valët e tua,

me pulëbardha që fluturojnë në përjetësi…

Unë, nëpër udhëtimet e mia.

Me vete marr gjithmonë mallin tënd.

Mallin që herë pas here

më rikthen tek ty.

E, me t’u afruar, me t’u shfaqur,

si qeshet deti?! Si qeshem unë?!

Si ngrihen mal ca dallgë gëzimi

i njerëzve që më presin,

që nuk më kanë harruar,

ata që gjithmonë më kanë dashur e vazhdojnë të më duan.

 

Këtu. Askund tjetër. Askund.

Nuk gjenden njerëz që më duan më shumë.

Valë kaq të qeshura, që qeshin.

Oh, si qeshin sapo shfaqem unë?!

 

Dallgë të mëdha gëzimi të mbushura me shkumë,

dhe një breg i tërë mbushur me tinguj përmallimi

dhe ca melodi të papërshkruara kurrë,

pas të cilave çmendem unë.

 

*   *  *

 

Këtu hedh spirancën. Këtu.

Në thellësitë e ujrave të tua.

Në thellësitë e dashurive dhe ëndrrave të mia.

Dhe mbushem me motive të reja,

ulur në breg.

E ngujuar aty,

shkruaj, si gjithmonë, poezi.

 

Saranda ime!

 

Ndiej të më ngazëllejë zemra.

Ndiej diellin e ri tek lind.

Udhëton,

ndriçon botën.

Ndiej këtë qytet që zhaurin.

Njerëz, dallgë, valë, pulëbardha,

ëndërrim…

Dhe anije të vogla e të mëdha me vela të hapura,

që venë e vijnë…

 

*   *  *

 

Kur vjen pranvera, dhe dielli si një mik i madh

mbërrin te dera,

është një çast sublim.

Bota vishet me një gjelbërim kumbues këtu.

Lulet çelin si të këndojnë.

Pemë halore që jetojnë me qindra vjet

lëshojnë një fëshfërimë të theksh me

këtu, rreth e rreth,

e që ndihen deri në thellësi të shpirtit të njerëzve,

kur vjen pranvera,

dhe dielli, si një mik i madh, shfaqet te dera.

 

Zogjtë, zotërit e qiellit, nisin fluturimin,

si të entusiazmuar prej meje, prej diellit dhe shkëlqimit.

Ca zogj çiftohen në një degë të kaltër.

Dehen në idilin e tyre,

qiellor,

i bukur si çiftimi i fluturave në pranverë.

Pastaj të shkrehur,

humbasin nëpër erë…

 

Dallgët e gëzuara vijnë në breg,

e përplasen në shkëmb.

Stërkalat e ujit kërcejnë lart, në ajër,

si një grusht diamantësh

bregut të artë të Sarandës.

 

Te ky breg.

mbushur me zhurmat e qeta të valëve,

dritat e mbrëmjes, kur vjen,

dhe një ylber hënor,

pas të cilit mund të magjepsesh,

mund të çmendesh.

Nga çasti në çast, nga ora në orë.

 

Prej çmendurisë,

imagjinata ime fluturon përtej kufirit të qiellit…

Prej çmendurisë,

ndizen të gjitha ekstazat e frymëzimit.

 

Prej frymëzimit,

horizonti merr një ngjyrë të artë…

Si të mbushet me pluhur yjesh.

Dhe ti, ti, që s’di ku ndodhesh,

nga ekstazat e tua të frymëzimit.

 

Në cilën ëndërr?!

Në cilin realitet?!

Në cilën orbitë?!

Në cilin planet?!

 

Sarandë,

trill a e vërtetë?!

 

*   *  *

 

E magjepsur, fund e krye.

Unë, unë dhe muza ime.

Imagjinata poetike,

këtu,

një imagjinatë,

gati biblike.

 

Dhe unë që endem kësaj përralle, si një fëmijë i hutuar,

Herë duke qarë.

Herë duke kënduar.

 

*  *  *

 

Ndërsa dielli po fshihet, yjet nisën të dalin

si të qëndisin këtë qiell,

këtë shpirt,

dhe një ndiesi poetike

që ndizet, ndoshta, te kushdo.

Te të gjithë.

 

Ndërsa dielli po fshihet,

unë nis e jetoj një përmallim të vërtetë.

Një ndjenjë të përjetshme malli për atë diell që ikën,

për këtë qiell,

për këta yje që ndizen,

për këtë det që kam para syve

e ka marrë këtë çast një trajtë të argjendtë.

 

Ç’mbrëmje e mrekullueshme!

Ç’mrekulli e pabesueshme!

Që të çmend.

Të marros.

Që të tret.

Që të fton të thurrësh vargje,

je apo s’je poet.

 

*   *  *

 

Dhe ne, si të udhëtojmë më shpejt se drita

vijmë tek ty, Sarandë!

Kridhemi në universin tënd të kaltër,

në këtë univers që vetëm vezullon,

dhe shpirti si një kanarinë e magjepsur

vetvetiu, nis të këndojë.

 

Këtu, buzë këtij detit që vjen e përplaset në breg.

Dhe përhap në ajër miliarda pikëza të arta,

bregu ynë i detit:

Saranda!

 

Saranda, ky vendi i shndritshëm.

Në kraharorin e saj, një shpirt i shndritshëm

Një shpirt që lahet me një dritë të vazhdueshme

dhe ndjek këmba-këmbës poezinë.

Poezinë që këtu,

si nga dheu mbin.

Dhe era e detit,

Dhe flladi që fryn.

Dhe krahët e pulëbardhave që e përhapin,

si ta mbështjellin me poezi gjithësinë.

Si të zhytin këtë botë në delir.

Botën,

dhe shpirtin e njeriut që këtu dehet,

dhe, si i dehur, mbushet me frymëzim.

 

Saranda!

 

*  *  *

 

Njerëzit e këtushëm,

si të larë me dritë, si në det.

të gjithë.

Edhe nëse vjen për një ditë.

Edhe nëse vjen për një shlodhje.

Edhe nëse vjen për një argëtim,

thjesht për një qejf,

do të lahesh me dritë këtu,

si të lahesh në det.

 

Ejani në Sarandë!

Në këtë realitet të ëndërrt mbushur me pulëbardha,

njerëz,

Valë të kaltërta,

dhe një idil jete,

që nuk rresht.

 

Jetë, o jetë!

Sarandë, o mrekulli!

Trill a e vërtetë?!

 

*   *   *

 

Këtu ke dëshirë të ëndërrosh…

Këtu ke dëshirë të lodrosh…

Në botë të tjera, po kaq të  bukura, të nesërmen,

të udhëtosh.

Të nisesh me yllin e parë.

Të shkosh te yjet më të afërt,

e prej andej,

në yjet e largët, në botën pafund e paanë!

 

Udhëtojnë ëndërrimet e mia

përtej përfytyrimit tim.

Marrin rrugët qiellore, tutje, në hapsirë

Në hapsirën që shndrit.

Ëndërrimet e mia që shpesh,

kapërcejnë yllësitë.

 

Nuk është marrëzi kjo që them.

Nuk është mister.

Ndihem kaq e magjepsur, këtu,

dhe ky është një realitet i gjallë.

Kjo ditë,

kjo natë,

këta njerëz,

deti me valë.

dhe ajo hënë, ajo hënë që mbush shpirtrat e të gjithëve,

me një romantikë të përjetshme, të rrallë.

 

Hëna, magjistarja,

sillet rrotull këtij qyteti, këtij bregu deti.

Lulishteve,

shëtitoreve,

deh ëndrrat, pasionet.

Ndez dëshirat e dashnorëve.

 

*  *  *

 

Ca tinguj të largët violine,

se nga mbërrijnë në shpirt,

ndërsa perëndoi dhe rrezja e fundit,

duke më çuar në fund.

 

Dha shpirt ai diell i madh e i bukur.

Ai diell i kuq.

Me perëndimin e diellit, zogjtë kthehen në foletë e tyre,

duke valëvitur me krahët e tyre,

trajtat e mia të trishtimit

që më kapi,

ndërsa ndjek procesin dramatik të perëndimit…

 

Saranda fillon e mbushet me yje.

Unë, me ëndërrime që i thurr

pastaj i nis tutje, në hapsirë. Ëndërrimet e mia të papërfytyrueshme,

posht këtij qielli që pushtohet çmendurisht nga yjtë,

yje, që shpërthejnë në delir.

 

Rrezet e fundit të ditës, dalëngadalë u fiken.

Sipërfaqja e detit mori një shkëlqim përrallor.

Një perëndim i trëndafiltë po avitet

dhe unë, unë, që s’di ç’të bëj,

të qaj a të këndoj?!

 

Jam tërësisht e dehur.

Shkruaj papushim. Këndoj papushim.

Dhe hera-herës kërcej si e magjepsur,

brenda ëndërrimit tim.

 

Brenda ëndërrimit tim,

shëtis krahas fluturave,

zogjve në fluturim,

dhe hedh vargje të reja

prej shpirtit të frymëzuar,

të mbytur në frymëzim.

 

Saranda, kënga ime e të sotmes.

E të djeshmes.

E të nesërmes.

Saranda, si një diell në dorën time.

Dhe unë,

si një orbitë rreth saj

që mbushem përjetësisht me frymëzime.

 

Dhe unë…, dhe unë…, e mrekulluar

ndjek aureolat e dritës që ndez imagjinatën time.

Aureolat,

që bëhen frymëzime.

Dhe bota, bota që lëviz e gjitha; dielli, toka, hënë e yje

rreth qenies sime,

këtu, në Sarandë,

në qytetin tim të mrekullive.

 

E magjepsur unë.

E magjepsur muza ime.

Vargjet, si valëza vijnë…

Një det i madh i mbushur me oshëtima,

afër e larg

Lulëzojnë orët e ëndërrimit.

Unë e pushtuar nga marrëzi e frymëzimit,

këtu, te ky breg i artë.

 

Përreth mister.

Një mister që të ndjell.

Bregu që u mbush me përshpërima të kaltërta,

me çifte të dashuruar,

gjithandej.

Dhe unë që vazhdoj e shkruaj poezi. Vazhdoj…

Në çdo varg nga një yll.

Në çdo strofë,

nga një hënë.

Në çdo pikë, në çdo presje,

dhe në fund, në fund, ndiej të bie si e vdekur

nga kjo këngë që më tret. Nga kjo magjepsje.

 

*  *   *

 

Aman, si vijnë në breg këto valë?!

Melodia e tyre e ëmbël.

Si të dalë nga një shpirt romantic,

që fle e zgjohet në një ëndërr.

 

Eja në Sarandë,

dhe do të ndjesh një shpirt idilik.

Dritë e vezullim sa të duash.

Dhe si poetët do përfshihesh,

në një delir poetik.

 

Eja në Sarandë!

Dhe do prekësh kënaqësi hyjnore.

Lumturi,

çaste, ditë, orë, minuta,

gati qiellore.

 

Eja në Sarandë!

Ky qytet si një qytet imagjinar.

Ku mund të jetoni mrekullisht.

Ku mund të pushoni si të dashuruar.

Të ndiheni të lumtur pafundësisht.

Ashtu, siç ju, e keni dëshiruar.

Të dashur njerëz!

Të dashur miq!

 

Ne ju mirëpresim në përrallën tonë të mahnitshme,

në përrallën time të fëmijërisë…

 

*   *   *

 

Dikur, kur isha e vogël, fëmijë… Kur shkela për herë të parë në Sarandë, mbaj mend se, atë çast, m’u duk se hyra në një përrallë…

…Aty jam dhe sot e kësaj dite, në atë qytet të shndritshëm, buzë atij deti me valë, shkruaj poezinë time dhe këndoj hiret e saj.