Suplementi Pena Shqiptare/ Shefik Arifi: Meraku i nënës

29
Sigal

Kanë bërë dimra të egër në fshat,
siç kish dhe kohë të mirë në maj.
Por nëna gjithnjë e kish një merak;
një merak për fëmijtë e saj.

Që nëna se vriste mëndjen, s’e besoj,
veç në dritë të syrit na shihte.
Se ajo të gjithëve na donte njësoj,
dhe me merakun e saj na mbështillte.

Ka patur dimra të ashpër në fshat,
siç kish dhe ditë të nxehta korriku.
Por nëna për fëmijtë e kish një merak,
e për një jetë të tërë meraku si iku.

 

LULE PRANVERE

Ndaj mos u habit o njeri i mirë!
Kur të shajnë herë pas here,
ata janë si natë e nxirë,
ndërsa ti lule PRANVERE.

Dhe të jesh si Hënë e plot,
dhe të jesh shpirtbehar!
Në këtë botë e ke të kot,
se s’të lënë jo, pa të sharë.

Ndaj mos u habit o njeri i mirë!
kur të shajnë herë pas here.
Ata janë si natë e nxirë
Ndërsa ti lule PRANVERE.