(S’ka rëndësi kush i ka thënë, rëndësi ka çfarë ka thënë …!)
Dashuria dhe vdekja nuk kanë kufi…
– Kush shkruan për dashurinë, ka vulosur respektin më sublim për njeriun që ia dedikon atë.
– Dashuria është si një llastik, që tërhiqet nga dy persona, nëse njeri e lëshon, tjetri lëndohet.
– Këshilla për vajzat:- Kur të dashurohesh, ulu, mendohu dhe i thuaj vetes, ruhu, mos gabo…
– Bëhu ajo që të duan të gjithë, jo ajo që e kanë të gjithë
– Kur jeta pyeti vdekjen: “Përse njerëzit duan vetëm mua dhe ty të urrejnë?”, vdekja u përgjigj:
-Sepse ti je një gënjeshtare e bukur, ndërsa unë jam e vërteta e dhimbshme…!
– Kur flasim pak, themi shumë …
– Ndodh që kur flasim shumë, themi fare pak gjera të rëndësishme.
– Në jetë gjithmonë ka diçka që ja vlen të ecësh përpara.
– Mos qaj atë që do, por duaj atë që qan për ty.
– Buzëqeshja jo gjithnjë shpreh lumturi, ajo mund të jetë edhe maska e dhimbjes tënde
– Të qenët perfekt është qenia ideale.
– Mos harroni familjen, ajo është mbi gjithçka.
– Nëse mundesh Ti pa mua, edhe unë mundem pa Ty.
– Nëse dikush fletë për ty prapa krahëve, do të thotë: – se ti je shumë përpara tij.
– Sytë janë pasqyra e shpirtit.
– Nëse nuk ke karakter, bukuria nuk ka vlerë…
– Vajzat e bukura pëlqehen me sy, (shikim), vajzat e thjeshta pëlqehen me zemër.
– Jeta nuk të jep kurrë siguri, të jep vetëm një mundësi
– Mos ngatërro personaliteti tim me sjelljen që më imponon kundërshtar. Personaliteti im shpreh karakterin tim, kurse sjellja ime varet nga qëndrimi i kundërshtarit.
– Them atë që dua, bëj atë që them.