Suplementi Pena Shqiptare/ Riza Çato: Sëmundja e shekullit

Sot më duket vetia i marrë e i shkrehur,

seç kujtoj ca gjëra që s’i kam menduar.

Sigal

Sa të kujtoj ty më vjen një i nxehur

dhe nuk më shkon mëndja për t’u dashuruar.

 

Më vjen një trishtim krejt i kapardisur

dhe kthehet pronar brenda trupit tim.

Seç bëhem një tip gati si i stisur

dhe më duket vetia si uji në vlim.

 

Ngelem i habitur nga shikimi yt

dhe i kallkanosur gdhihem edhe errem.

Lëviz anormal si i zënë në fyt

dhe me gjëra koti tani them të merrem.

 

Kushdo që më shikon nis e tjetërsohet

dhe bëhet si unë pa e ndjerë as vetë.

Kthehet i pamënd  pa shkak rebelohet

dhe i duket jeta një ferr i vërtetë.

 

Ndoshta kjo do quhet sëmundja e shekullit,

origjinën  s’ia dinë ndaj s’ka dhe mjekim.

Të vjen një fytyrë që ngjan me të vdekurin

dhe nis e largohesh si një flakërim.

 

Sot më duket vetia i marrë dhe i shkrehur

se përse u bëra nuk u jap shpjegim,

por kjo jetë jarane ëmbël më ka dehur

dhe më la në rrugë si një pelegrin.