Diku një fshat i boshatisur,
mes malesh ku era të pret.
Kanë ngel ca pleq si të braktisur,
që flasin shpesh vetëm me retë.
Me shkop në dorë nëpër sofate,
të lodhur duken në fytyrë.
I ndriçon hëna pas mesnate,
duke u dhënë një tjetër ngjyrë.
S’kanë ngelur shumë,se ca kanë ikur,
kanë ikur për në tjetrën jetë.
Me sytë nga dera duke pritur,
se ndoshta po u kthehen djemtë.
Kur mblidhen bashkë e qajnë hallet,
biseda shkon thellë e më thellë.
Ja një nga një dhe ne do ikim,
po mjerë i fundit kush do të ngelë.
Ashtu menduar mbyllet dita,
mëngjesi sjell një ditë të re.
Nga kolla thotë desh e u mbyta,
pa ndjenja rashë në tokë përdhe.
Askush s’dëgjojë veç muret brënda,
pasiguri në heshtje vret.
Vetëm kur të ndodhë gjema,
do më varrosin dy a tre vetë.
Diku një fshat i boshatisur,
mes malesh ku era të pret.
Kanë ngel ca pleq si të braktisur,
që flasin shpesh vetëm me retë.






















