Suplementi Pena Shqiptare/ Prof. Zamira Çavo: Për ty Kosovë

Prof. Dr. Zamira Çavo
Prof. Dr. Zamira Çavo
Të shoh sot të veshur me pranverë dhe dukesh kaq bukur,
Eshtë dimër e di, por ti ke festë
Dhe festa të bën kaq të lumtur.
O Zonja e madhe, Kosova ime
që dhe në festime ende lëngon
Gjaku i derdhur për festën tënde,
e di… gjithnjë të mundon.
Nuk ka liri në botë pa cmim,
dhe cmimin ti shtrenjtë e pagove,
Sot është dita jote por Kujto se në këtë botë
dhe Liria vdes, po harrove!
Të pafsha Zonjë sot e nga mot
e kështu festofsh përjetë!
SYshqiponjë qofsh gjithmonë e
mendjen e pac të kthjelltë!
NOA