Suplementi Pena Shqiptare/ Namik Selmani: Këshilla për veten

51
Sigal

 

Më mbytën këshilltarët  me fjalë, gjeste, betime.
Më prishën gjumin e m ë lane pjatën e gjellës pa prekur.
Më mbushën rrugën me ferra e tribunat me fjalime.
Më vyshkën lulen e më thanë të vesh këmishë të hekurt.

Më mbytën këshllitarët llafazanë në udhë jete.
Që turpin me bukë e hanë pa droje, pa skuqje.
E më lane të vetëm, të jetoj me sa e sa derte.
Më dhanë halle pa fund si një thes mbi supe.

Sot do të bëhem vetë këshilltar me fjalë si ortek.
Do të mund kërrusjen që më jep dhimbje në shpirt.
Do të pres agimini ulur në njëlivadh a në një breg.
Do të bëhem bujk që dhe diellin e majit e fton si mik.

Do të bëhem këshilltar pa dieta të majme zyrtarësh.
Të hesht e të flas si në një tunel me mistere.
Ej, njeri, futu në thellësi detesh mes peshkatarësh!
Mos u tremb nga sfidat e hapave mes skëterre!

Ej, njeri, hesht e fol me zjarrin e ngrohtë, të ndezur!
Hidh në oxhakun e gjyshit trungje të mëdhenj e jo shkarpa!
Nëse lodhesh, merr nga këshillat e babait të dhembshur,
Merr ca çelsa të hapësh dyer, kasaforta, pranga!

Kujtoj sërish mburravecët që shpesh bëhen këshilltarë.
Qëngjiten në tribuna, në ekrane të kaltra deri në mesnatë.
Këshilltar i vetes bëhu, dhe nëse jeta të lodh një çast!
Fitimtar do të bëhesh, flamurtar i ëndrrës së kristaltë!