Si një muhaxhir rrugëve të botës kam ikur,
kam qarë si fëmijë,nga streha në strehë,
shpresa rrinte strukur,kur shikoja yjet fikur,
pak ngrohtësi i kërkova botës ndonjëherë.
Një natë dimri,gjeta një mjeran të braktisur,
nën pallton e vjetër e mbajta ditëve me shi,
se më veshi me paqe shpirtin e grisur,
dhe rrezja e miqësisë, shkriu akullin në gji.
Udhës së huaj s’e do kush njeriun e shpirtndritur,
as veshjen time se shohin me sy të mirë,
atje ku më përshëndet dhe shpendi në të ikur,
s’më bën përshtypje kur më thërrasin muhaxhir.






















