Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Çobo: Kur stuhia lëndon zemrën

Në sytë e tu se shoh më dritën,

as diell dashurie,aty s’ka më.

Sigal

Ku shkoi rrezja që ngrohte ditën,

akullin shkrinte e bëhej këngë?!

 

Zemra s’dridhet më,si gjethja,

thotë,s’të ndiej më asnjë grimë,

dhe kur frymon fllade të befta,

përpëlitet heshtur nën ngricë.

 

E ndiej rrufenë kur godet egër,

fjalën që derdh kupa me vrerë,

shkrepëtima më bën grua tjetër,

s’duroj të jem skllave e dashurisë së rremë.

 

M’i fike në sy agimet femërore,

hirtëzove yjet e ndezur me radhë,

borëzove krojet e ndjesive mëmësore,

fluturën e dashurisë,e le pa krahë.

 

Ta njoh stuhinë,ia njoh shtigjet,

t’i çaj të gjitha më duhet kohë,

egërsia thërrmoi,të brishtat brigje,

të vrasësh dashurinë,nuk je hero…