Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Çobo: Eja i shtrenjti im, eja!

487
Sigal

Të thirra i dashur, kur m’u gris petku i hollë,
por ti s’u përgjigje, më le vetëm nën mollë,
gjirin e çjerrë purpuroi lehtë e kuqja gjethe,
oh, kjo ikja jote, ma preu mishin me ethe!
Mos më lër, të më pushtojnë bimësitë e egra,
se gjethet me gjemba , janë fole me grerëza,
molla që mbolle ti, psherëtin sa, tundet dera,
mos vallë e tund ti, apo luan me mua era?!…
Eja i shtrenjti im, më i hijshmi ndër burra, eja,
zbrit mbi mbi hiret e mia, zbrit lehtë, si era,
puthe buzën thel shege, të dridhet si ngaherë,
puth biskun në gji, që s’pret të vijë pranvera!
Eja i shtrenjti im , më i hijshmi ndër burra, eja,
mbi buzët e kërthizës, çeli gonxhet luledelja,
e paqta pret ta prekësh ti, si atëherë me dhela,
lira e shpirtit s’këndon, po s’u ule zog mbi tela!
Eja i shtrenjti im, më i hijshmi ndër burra, eja,
braktisi viset e huaja, e shkurtër është jeta,
eja të shkrihemi në rrjedhën ku tretet eshtra,
pa i shtruar udhët me yje, mos vdeksha, eja !…