Suplementi Pena Shqiptare/ Marash Gilaj: Çelësi që hap derën e lirisë

Me kureshtjen nis rruga e diturisë

për një mendjendritur

Sigal

kurioziteti është cilësi e parë

që na nxit gjithmonë,

me veten dhe të tjerët të jemi në garë

Ajo shfaqet heret në moshën

e fëmijërisë

dhe na shoqëron

deri në fund të pleqërisë.

Dituria pa urtësi është e verbër

mençuria pa inteligjencë

ngjan si e çmendur

Etja për dituri

është si paraja që lakmon

sa më shumë të kesh, të tjera kërkon

Kur shtohet dituria, rritet fuqia

drita e mendjes sjell paqë e siguri

nuk mund të jesh i lirë pa maturi

Liria është një frut që piqet ngadalë

për të duhet luftuar, askush nuk ta falë

Liria ka gjithmonë tendencë teprimi

dhe kjo është nëna e çdo shkatërrimi

Gjithnjë ec me plane e qëllime në jetë

mos bridh pas dëshirave pa fré e bereqet

sepse kush argëtohet me jetën

kurrë nuk arrin sukses

të sjellurit kot kthehet në ves

Suksesi vjen tek ai që e kërkon

kush ka vetëm dëshira, jeta e ndëshkon

Planet janë ëndrra të njerëzve të ditur

me vullnet e disiplinë arrihet suksesi i pritur

Kush nuk kultivon zakonin e të menduarit

humb kënaqësinë e të jetuarit

Fli me një ëndërr, zgjohu me një qëllim

Mos lejo ta tregojnë rrugën

ata që e kanë humbur

në çdo shtegëtim

Një rrugë e re nis me ty

kur je i pari, duke e shkelur

Kështu lihen gjurmët

që vlejnë për çdo brez tjetër

Dija është çelësi që hap derën e lirisë

vuajtja dhe dyshimi janë origjina e urtësisë

Vetëm urtësia na bën të lirë

zbukuron jetën e bën më të mirë

Dija që nuk aplikohet, nuk ka asnjë vlerë

ajo nuk blihet as dhurohet ndonjëherë

Sado i sigurtë të jesh në mendime

shfaqi ato me pak dyshime

Guximi është kushti i parë i përparimit

ai ka gjenialitet, pushtet e magji

jeta merr kuptim përmes ndryshimit

po i vure në jetë, ti je gjeni.

Mendohu thellë, vëzhgo me vëmendje

ji i gatshëm të mësosh përherë

vëre në jetë të mirën tënde

sepse vetes dhe të tjerëve ju bën nderë

Edhe nga i padituri diçka mëson

E nëse guxon të mësosh të tjerë në jetë

Kurrë mos pusho së mësuari vetë.