Suplementi Pena Shqiptare/ Luçiano S Hodo: Legjenda e kalit italian në Përmet

347
Sigal

Atë ditë patëm një takim interesant që më mbeti në mëndje . -Unë jam si “gjenerali i ushtrise se vdekur”, kërkoj një varr në Kuqar të Përmetit – filloj bisedën Xhuzepja , nipi i një ish ushtari italian në Shqiperi në vitet ..39 . – Të gjyshit ?  – Jo , më duhet varri i një kali. Mos u çuditni . Do t’jua rrëfej .Vërtet u habitëm, por pritëm rrëfimin e Xhuzepes për varrin e kalit. – Në kodrat e bukura të Ferrarës në Itali , kishim një fermë që risnim kuajt race të përzgjedhur. Në atë fermë lindi dhe u rit babi im , quhej Luka . Ishte dita që Luka mbushte 13 vjeç. Mëndje e kishte tek dhurata për datëlindje . Kur po afroj ora 12″ , babi i thotë Lukës  – Të kam bërë dhurate një biçiklete.  Pa mbaruar mirë fjalën u u hap dera me rrëmbim. Hyri stallieri e i alarmuar e tha ; – Shpejt në stallë, po pjell pela arabe, është keq… Të gjithë vrapuan . Pela ishte shtrirë dhe rënkonte . Atë natë, lindi një mëz i bukur, si kaproll. – Është dhurata ime për datëlindje-bërtiti Luka dhe e përqafoi mëzin ashtu si ishte pa u pastruar. Ta gëzosh i thanë . Çdo ditë mëzi ritej bashkë me Lukën. E quajti Kaproll. U bënë dy miq të pandarë .  Një ditë hyn në fermë një xhip ushtarak .  Jemi në kohë lufte, Na duhet të marim kuajt për ushtrinë. Është ligj – tha togeri ushtarak. Por e keqja ishte se do mernin edhe Kaprollin e Lukës . -Do vij edhe unë ushtar, nuk e lë kalin vetëm-Tha Luka  – Po ti je 17 vjeç . – Nuk e lë kalin vetëm, unë di si të kujdesem për atë .

Me lot në sy e ngashërime prinderit e përcollën Lukën me gjithë kalin. Shtëpia mbeti shkretë.

Në mbremje vonë i hipën në vapor , ushtarë, kuaj e pajime luftarake. Ndaj të gdhirë zbritën në Vlorë. Morën udhën për në Këlcyre për tek fronti i luftës në Kuqar . Aty fushuan. Ushtarët i këputi gjumi nga lodhja . Por në mesnate u zgjuan të alarmuar.  Ngado krisma ,bomba e granata. Kishte filluar sulmi nga ushtria tjeter.  U bë një një betejë e përgjakshme. Shumë të vrarë e të plagosur. U dha urdhëri për tërheqje . Luka rrëmbeu Kaprollin prej freri dhe vrapoi mes pyllit .

Por një predhë murtaje u ra pranë . MLuka ra përdhe i trullosur . Kur mori vehten, ç’të shikonte . Kali i tij rrënkonte shtrirë. Mortaja i kishte çarë brinjët . -Mama mia .. Zot çfarë më bëre – dhe e mbuluan ngasherimet me lot. Qante më zë , dhe i lutej kalit; -Çou o vëlla , të lutem mos vdis , do të mjekoj unë , oh oh ..ç’ më gjeti o nëna ime .. Aty pranë kalon një ushtar kundërshtar. Drejtoi pushkën ta qëllonte Lukën, por shtangu . Para tij ishte një ushtar armik që vajtonte me ligje kalin e vrarë .Kishte përqafuar kokën e kalit në kraharor , si të ishte njeri. U prek nga skena .

Stepi dhe i hodhi dorën në sup . – Çohu vëlla. Shpëto veten. Më vjen keq . Ik shpejt se po erdhën të tjeret mund të qëllojnë. Luka nuk lëvizte nga vëndi . Ushtari i huaj e kuptoj që Luka nuk ikte pa vdekur kali. Edhe pse nuk e dinin gjuhen e njeri tjetrit u kuptuan që duhet ti jepnin fund vuajtjeve të kalit që nuk kishte shpëtim. Luka ktheu kokën dhe mbylli sytë . Ushtari i huaj i dha fund vuajtjeve të kalit. E qëlloj në kokë. -Grazie fratelo. La guerra è condotta dai guverna . Non noi – e falenderoj Luka ushtarin kundërshtar. Luka u ngrit dhe u fut thellë në pyll . Por nuk u largua . Priti deri sa ushtria armike të largohej. Filloj të gërmonte një gropë. Aty varrosi kalin e tij të dashur, Kaprollin jetëshkurtër . Lufta mbaroj, erdhi paqja e kaluan vite .

Ferma mori jetë. Luka u rit e u bë burrë. Por përseri u “dashurua” shumë një mëz. Ai ngjante shumë me Kaprollin e gjorë.  Ky kal fitoj dy herë një nga garat olimpike botërore . Sot rruga parizene ku eshte ambasada Italiane mban emrin e këtij kali . Luka jetoj dhe u plak . Në ditet e fundit të jetes ai më la një amanet. Shko në Albani e më gjej eshtrat e kalin dhe silli pranë varrit tim. Më zgjati një letër të vizatuar si hartë. Unë do ta çoj në vënd amanetin e tim atë

Pasi tha këto fjalë italiani nxorri një shami të bardhe dhe fshiu lotet në sy . Por edhe unë isha përlotur , se di pse pata dhimbje nga kjo histori.