Suplementi Pena Shqiptare/ Luan Rama: Flakur nga toka dhe dielli

Ajo vjen si një hije,

figurë e drithëruar pa formë,

Sigal

përtej një xhami të avullt

gjymtuar nga fati,

vjen e errët, me lotin që ende shndrit.

ajo vjen si një lule e tharë dhe e nxirë anemone

dhe shkel në hapësirat gjithë gropa të dhimbjes,

krehur keq nga era e marrë

kafshuar nga zia,

ajo shkon me një shpirt që nuk pulson

por veç dergjet mes njëmijë plagësh dhe fjalësh të pathëna!

Shkon s’dihet nga!

Ikën s’dihet ku,

si një hënë e kafshuar

flakur nga toka dhe dielli në njëmijë udhëkryqe…

Burri i saj tashmë ka vdekur!