Suplementi Pena Shqiptare/ Kastriot Caka: Kasollja

32
Sigal

Në kasollen e kalbur,
fshehur mes zambakësh të bardhë,
ku erërat dimrit fërshëllenin furishëm,
sot dërrasat e përhimta zbardhin e lotojnë.
Gëmushat ngjiten lart në male,
nëpër degë ngrenë foletë,
Tek pylli ku ne bënim dashuri tek bredhi,
si një disk dielli ndriste,
ndërsa era e lehtë nëpër degë,
si shushuritja e valëve bridhte.

DUA TË JETOJ

Dua të jetoj në një copë mali
Në një kasolle të thjeshtë
Aty ku rri tek dera qeni,
Aty ku dielli hyn i tëri brënda.
Nuk dua të shoh më lajme,
Kronikën e zezë që vret nëna.
Më duhet të dëgjoj të lehura qëni,
Jo sherre dhe lehje në parlament.
Oh, kjo melodi e shpirtit varur shpateve
Aty ku aroma e sherebelit të deh,
të jetoj një copëz jete, larg metropolit,
aty ku të zgjon vargu i Naimit
pa luks, pa lajme, pa serenata,
dhe të iki siç erdha në këtë botë
Mbuluar me bar dhe trëndelinë.

TIRANA

Tirana qyteti i luksit,
me skllevër dhe vila gjigande.
Me pallate që sfidojnë qiejt,
Tirana që vuan përditë,
mes helmit dhe territ,
Tirana me parlamentarë,
të hurit dhe litarit.
Pa shkollë dhe injorant,
që zihen dhe rrihen përditë.
Tirana e plehrave që kurrë nuk u hoqën,
Tirana që rrojnë dhe vdesin përditë,
Tirana e të papunëve që ikin përditë,
Tirana e pleqëve që mbahen me patericë,
Tirana e horrave që nuk njohin frikë,
Tirana e gjobave, nga njerëz të pacipë,
Tirana e detit dhe malit,
Tirana që betonohet çdo ditë.

BABAI

Kam qarë shumë kur vdiq babai,
Dikush tha: U çmënd ky djalë?
Si të mos e qash babanë?
Kush ti ka fshirë lotët fëmijë
Shpesh të ka mbajtur në kraharor dhe shpinë.
Në ëndërr të mbante ditë e natë
Në ditë të mirë e të vështirë.
Babai i dha emër shtëpisë
Sa këngë e dolli ka ngritur
E si të mos qash kur vdes babai
Ikën boshti dhe legjenda e shtëpisë,
Njeriu që jetën e mbylli me këngë
Babai nuk vjen më,
Shtëpisë tani i mungon heroi.

LYPSI

Ai rri tek cepi I rrugës,
Pa paqe, pa lavdi,
Pastaj ikën, fytyrfshehur tutje,
Me një nënkuptim dhe pak ironi.
Kështu shfaqet bota poetike mbi njerinë,
Herë zgjohet herë përpëlitet.
Këtu as kuptimi më i thjeshtë,
Tek ky njeri as hënë, as dritë,
Dhe vdekja nuk sjell çudi.
Ndaj një grushtë i fortë,
Të godasë luksin dhe babëzinë,
e pa fre,
Se njeriu është njëlloj,
Ka shpirt, ka dhe shpresë.

 

VETMI

Kam ardhur ca ditë mes malesh,
Larg pluhrave, zhurmës dhe dhimbjes,
Larg pritave, kurtheve dhe intrigave,
Këtu ndihesh i lumtur mes ulërimave,
Larg krismave e lajmeve pa fre,
Larg kronikave të zeza,
Që mbjellin zjarr dhe rrufe.
Këtu Tomorri ka bar dhe ajër
Mes aromës dhe ujit të kristaltë,
Këtu njeriu ka nevojë për vetmi.

DETI NË DIMËR

Deti është fryrë,
Nga dimri me shira
Nën dritën e fshehtë,
konturet e një gruaje,
dridhen dhe përdridhen,
shoh anije që prehen qetësisht,
dhe era jod dhe krip.