Si mund ta mbash vehten për mendimtar,
nëse të mungon e vërteta?
Nëse nuk dallon menjëherë një martesë,
të dobët, apo nuk di çështë hipokrizia,
apo nëse nuk merresh dot vesh me ginjeshtrën.
LAZGUSHI
Poeti i dashurisë vdiq!
Vdiq Lasgushi i Poradecit,
ai që foli aq shumë për dashurinë,
tek buzët e njomtë tek flladi i Liqenit.
Prandaj nuk tretet fuqia e madhe e poetit.
Të shkojmë t’i biem në gjunjë.
Të marrim pak nga shkrepëtimat e shpirtit,
ta shpërndajmë kodrave dhe valëve të liqenit
shpirtin e bukur dhe të brengosur të tij.
Dhe shpesh vështrimi shkon tutje larg qytetit,
tek poeti me bastun në dorë.
Tutje, muzgu mbi liqen,
i jep bukuri Pogradecit.
VËNDI IM
Ky vënd është i bukur
për të lindur shumë fëmijë.
Vëndi me lumenj, liqene e dete,
vëndi i shtëpive të bukura,
me gurë prej mali magjik,
vëndi i maleve dhe luleve shumëngjyrëshe,
me statuja dhe puthje njerëzish,
vëndi i foshnjave më të bukura,
vëndi i përshëndetjeve dhe buzëqeshjeve,
vëndi që shijohet jeta çdo ditë.
VËSHTRIM
Në qiell po lozin ca re!
Shiu dhe bubullimat të trembin.
,Jam në shtigjet e malit tim,
në tingujt e currilave,
lëndinat e lagura,
melodia e fyellit dhe një pipëz
më kujtojnë fëmijërinë.
Sa bukur këndonte përroi,
Currilat mblidheshin në melodi.
Pyje të larta, cicërima zogjësh,
gëzohesh si një fëmijë.






















