Suplementi Pena Shqiptare/ Fran Lleshi: Monolog i vetmitarit

Më mjafton një qen për dore,

të më lëvizë, të më përmendë.

Sigal

Ndjehem krejt i lëshuem, ore;

për mue veç qeni luen prej vendi.

 

PENDIM I VONË

 

E mëkatojmë ditën,

ndoshta me gjeste,

me fjalë.

 

Dhe larg, na i hedh

një pendim i vonë.

Por a mund t’i fshijë

gjurmët e mëkatit

në trurin tonë?

 

SHKRIRJE

 

Na flet kjo rrjedhë që s’ka të ndalur;

këto brigje lumi që rrihen pa fund.

Vëri veshin natyrës:

është gjuhë gjithkund.

 

Lart mbi mal, mbi det, mbi tokë,

shohim ngjyrat, dëgjojmë tingujt, ndiejmë -erërat.

Vetëm te ky kreativitet marrin forcë- penat.