Suplementi Pena Shqiptare/ Flutura Açka: Libraria e vjetër

64
Sigal

Kudo që të jem, në çfarëdo qyteti, ndal edhe te libraria. Shumë vite më parë këtë librari të qytetit të Pukës e kam parë tē gjallë, kam blerê edhe libra.

Pasi bëra foton, u ula në bar dhe u mora me smartphone-in, mes lajmeve të një bote që nuk ndalet kurrë, por që nuk e prek dot. Më mungonte era e letrës, e bojës dhe ndjenja e harrimit në botën paralele të funksionit.

Nga sa gjëra të bukura të rutinës sonē po heqim dorë!

Për vete zgjodha tregimet e Zafon për këtë fundjavë. I bleva në një librari, sepse nuk dua të vdesin libraritë!