Përshëndetje miqtë e mi të nderuar!
Libri im me fabula “Ne llafazanë?!” është më i kërkuari nga mësuesit dhe nxënësit e të gjitha niveleve në qytetin e Gjirokastrës .Ky është ribotimi i tretë! Lexim të këndshëm!

Cano Nora
Orët tona!…
Buzëqeshjen që të varej si pjergull,
Drejt si “shigjetë” tek zemra e gjeta,
Dhe zërin ta ndjeva në rrugicën e ngushtë,
Atje ku krahë për krahë mezi i nxënte dy veta.
Ajo natë u mbajt në hapat tanë të ngadaltë,
E mban mend ,sado të dobët t’a kishe kujtesën e dashur,
S’mund ti harroje ato orë të vona,
Ajo ishte nata jonë e përbashkët,
Ishin orët tona!…





















