Atje ku bashkohen dy hënat
Atje, në asgjëkund
Dhe dashuria ime për ty
Atje e gjen një fund
Ku dielli bëhet akull
E deti bëhet shkrumb
Dashuria ime për ty
Atje e gjen një fund.
Kur të gjesh fundin e botës
E tokën ta bësh dy
Atëherë dhe mund të masësh
Atë ç’ka ndjej për ty…
Në ndodhtë apokalizëm
Mbarë botës, shkatërrim
Atëherë gjithçka do zhduket
Jo ti nga shpirti im…






















