Suplementi Pena Shqiptare/ Bedri Alimehmeti: Falenderim

98
Sigal

Faleminderit për jetë dashuria ime,
natyrisht përgjithçka me shpirt më dhe!
Ky muzg tiranas më ve në mendime
dhe o Zot sa shumë kujtime më bje……

“L’immensita”

Këtë mëngjes roman
në “Gran caffè Balduina”,
me gruan, nga një
“negresco” kafe kemi marrë.
Qielli i kaltër, dielli shkëlqen,
në rrugë plot makina….
Një melodi ndihet:
“Gjeje cili është ky këngëtar? ”

“Io sono sicuro che per ogni gocha
…” jehon ëmbëlsisht zëri.
Grua kot e ke! Dëgjo me mua
nuk bëhet shaka.
Në gjumë të më pyesësh,
të them Don Backy i tëri,
në të famshmen këngë,
unikalen “L’immensita”.

Fanella Bardheblu

Është tejet e rëndë kjo fanellë,
pesha e saj matet veç me ar e rubin.
Ajo ka ngritur vetëm trofe.
Ndër vite të vështirë,
mundi e sikleti
ndaj vetëm ndrin.
Bardhebluja mbi shpatulla,
sepse mbi gjithçka ajo ishte fe
dhe besimi në të
shndrohej në goditje tërmeti!

Jargavani Romës

U befasova kur m’u shfaqe aq mrekullisht!
Aroma jote ma mbushi kraharorin plot.
Jargavan i Romës të adhuroj pafundësisht:
je dhe mbetesh lulja më e bukur në botë.

Magjishëm derdhesh përmbi kangjella,
si një valëz që ëmbël i rreh detit bregun.
Aureolë e një bukurosheje me kaçurela
më trazon në shpirt atë të largtin, pengun.

Byreku Ijes

Me sa mukajet m’i Ije
po i t’hudh petat o Zot!
Marhamani t’paska hije
akllajt i jep nolt e posht

N’moj gishtash petën në re
e mështjell përmi akllaj.
Kur t’piqet bereku o Ije,
mos harro i cop ma daj.