Suplementi Pena Shqiptare/ Armenida Qyqja: Kohë për veten e saj…

Vjen një çast kur fryma ngadalson hapat

të dëgjojë zërat e vetvetes së mohuar.

Sigal

Në të gjitha kohët e të qenit grua…

Një zë fëmijë e thërret mbrapsht .

 

Te koha kur në krahë mbante një kukull

dhe loja shtëpiash ishte loja më bukur…

Nuk di si ndërruan rrolet,

nën pirgje të pasosura detyrash.

 

Dhe buzëqeshjen e plasmastë…

Koha ngre tempin t’ia shuaj pyetjet-përgjigjet.

Por fryma s’e dëgjon më,

fryma kërkon të dëgjojë zërin e saj…