U bënë ca ditë që qarkullon një vjershë e Kutelit, mëse e zakonshme për hir të së vërtetës, që dreqi e di pse po shitet për kryevepër kjo, dhe një tjetër që mbaron me “liri, liri” si e para vjershë disidente e poezisë shqipe shkruar në… ’47 (!?)
Për të qënë të qartë, gjithçka që shkruhet dhe i zverdhet letra mund të jetë relike për familjen, po nuk është se s’bën kryevepër për ne.
E dyta, siç shihet kthjellët, është ndikim e frymëzim mëse i qartë nga italiani i madh, D’Anuncio.
Berihaji s’është vetëm banal, është edhe i frikshëm…
——————
GABRIELE
D’ANNUNZIO
1863 – 1938
Bie shi!
shtrydhen retë e hapërdara,
mbi mëllagat e njelmëta,
të perzhitura,
mbi pishat boçendehura,
mbi boronicat hyjnore,
mbi zjarrin e lulimit të gjineshtrave,
mbi dëllinjat bymyer
nga mirësi e përkëdheljes…
Bie shi!
Bie shi!
Mbi fytyrat tona si mbi pyje,
mbi krahët tanë të zhveshur,
mbi petkat tona të petalta,
mbi mendimet e ajërta,
që shpirti lajmëron,
mbi përrallën e bukur
që dje ty të gënjeu,
që sot mua më gënjen
bie shi,
Ermionë!…
Shpirtëroi !



















