Fli i dashuri im i orëve të vona,
më ler mua të mendoj për ne të dy.
Lumturia ime u bë tren me vagona,
e udhëtarët jemi veç ne të dy!
Fli i dashuri im syzi, buzë gaz,
xheloz, dashnor, në shtrat xhelat.
Ngjeshu pas meje në këtë udhëtim,
të heshtur me mëndje, në trup shamatë!
Fli dashuri , i dashuri errësirës time,
dashnores tënde po i digjet xhani.
Në shtratin ku ç’do natë bëjmë dashuri,
unë jam e çmendura, dhe ti tirani!
Fli i miri im, se më krijove nga fillimi,
në çdo vend ku puth, aty e le një notë.
Bëre trupin të mos ketë mënyrë shpëtimi,
e nga pentagrami jot, nuk shpëtoj dot!