Suplementi Pena Shqiptar/ Luan Laze: Paradokse

129
Sigal

Bëhet gjithçka për të mirën e njeriut, që ai të mos jetë më njeri!

Puna është nder. Vjedhja, pasuri e ndershme.

Gënjeshtarët e të kaluarës janë historianë. Gënjeshtarët e të ardhmes, politikanë.

Fjala e lirë i ngjan budallejve të rrugës. Nuk i dëgjon askush.

Memorandum për vrasjet dhe pika kolaudimi për njerëzit do qetësonte shoqërinë.

Mbesa ime me pyet si e ka mbiemrin qeni ynë Koko?!

Budallallëku nuk matet as peshohet. Vetëm provohet.

Falë gënjeshtrave bota sot gëzon fjalën e lirë.

Kulmi aktrimit është kur një trup na bind se janë katër të ndryshëm.

Të jetosh apo të ta jetojnë?

Të parën e provon, të dytën ta provojnë.

Firmoste atë që i kërkonin, autografe. Po librin? Kur të botohej!

Dhuroj aq buzëqeshje sa mos duket si urrejtje.

Ai që bën sikur nuk di nuk është aq budalla sa ai që bën sikur di.

Viktimat bëhen ata që falin dashuri jo ata që ushqejnë urrejtje.

Nuk e kam kuptuar cila pjesë gëzohet, kur ndahet drita nga errësira!

Jetë do të thotë për të mirën tënde, të gënjesh pak edhe veten.

Zilia është alibi e idiotëve se nga raca e tyre nuk lind dot zgjuarsia.

Ajo pjesë e trurit që dëgjon të tjerët është kundra jush.