Mexhit Prençi: Optikë kritike për dramën “Izraelitë dhe Filistinë” të Nolit, dhe aktualiteti Shqiptarë

285
Sigal

KUMTI:

“Kur refuzohet qasja paqësore e arsyes,

e domosdoshme është qasja e  dhunës dhe forës”

 

Kryekreje theksoj se ideja për të  krijuar dramën  “Izraelitë dhe Filistinë” e Nolit nuk lindi si një shqetësim poeti\k i dramaturgut, por si një mendim polititik dhe filozofik i patriotit. Drama u botua më 1907 në Boston Mass nga Tipografia  Kombi. Në fund të tekstit të dramës lexohet:  “Shkruar n’Athinë në vjeshtë I të motit 1902”. Nga Pasthënia e librit citoj:  “Ata kuptojnë do ta marrin  menjëherë vesh që  “Izraelitë dhe Filistinë“ s’është dramë, por vetëm një sqelet drame, e cila duhej zgjeruar dhe endur më shumë.Tër  libra s’është veç pak vija të parregullshme dhe pa formë të fundme, përmbi të cilat ishte për të vijosur një pikturë të madhe. Duke pritur një kohë të përtejshme dhe një ndodhje të mendjes dhe të shpirtit që ta ndreqja e ta zgjeronja, shkuan pesë vjet pothua. Ishte me të vërtetë një mëkatë që kurrë do mos ia ndjeja vetes sime që e nxora në shesh këtë foshnjë drame pa shpërngij”

 

2

Një pohim i tillë ia rrit vlerat intelektuale dhe morale  Nolit. Jo kushdo e njeh vetveten, jo kushdo është i sinqertë me veten dhe të tjerët, perveç njerëzve të ditur, të emancipuar e qytetëruar  dhe me integritet. Le të shërbejë si model njohja e vetvetes nga Noli, për shkrimtarët, dramaturgët, artistët, e veçanërisht për politikanët e froneve të larta të cilët nga mosnjohja e vetvtes së vërtetë, kalojnë në deliromani e në të njetën kohë bien në kurthin e madhështisë së  marrëzsë.

3.

Noli e shkroi “Izraelitë e Filistinë” kur ishte njëzet vjeç. Ai thotë: “Ata që do të vënë re rrethrasjet  (rrethanat M.P.) që më shtrënguan ta bëj këtë gjë, në mos ndjefshin auktor, patriotin e tyre që ndodhet në Amerikë do ta ndjejnë”. Ishte pikërisht patrioti që nxiti dramaturgun të hedh në letër ide e mendime të rëndësishme politike, filozofike dhe atdhetare  që t’i fliste kohës me gjuhën e artit dramatik e cila komunikon me publikun estetikisht dhe mendërsiht.

4

Shoqërinë shqiptare në fillim të shekullit XX e shqetësonte çeshtja kombëtare për  t’u  liruar nga zgjedha pesëqindvjeçare  e Perandorsë Osmane dhe  për të fituar pavarësinë me çdo mjet. Lëvizja kombëtare  dialogonte e debatone për dy alternativa: atë të dhunës  & për  udhën paqësore. Noli iu referua një historie të vjetër fetare të luftrave midis  izraelitëve dhe filistinëve, e cila jepte mundësira të shumta që, duke i  shndërruar idetë fetare, patriotike dhe filozofike në art, t’u fliste bashkëkohësve në momentin e duhur historik.

***

Auktori i  hyri me pasion punës krijuese  në rrafshin e dramaturgjisë, i ndikuar dhe magjesur nga veprat e Shekspirit, përkthyer me mjeshtëri sipërore, që krarahasohet vetëm me vet. Por punën krijuese e nisi pa ditur not, sipas thënjes popullore se noti mësohet duke notuar, E rrëmbeu pasioni i patriotit, ndonëse se kishte mësuar gjuhën e artit dramatik.

 

5

Duke u mbështetur te mendimi i Sami Frashërit se shqiptarët për të fituar lirinë, kishin në dorë edhe të drejtën edhe forcën, në veprën e tij i jep përparësi të drejtës & arsyes. Vetëm kur këto refuzohen, forca del në plan të parë. Këtë e shpreh në mënyrën e vet edhe edhe Profesor Vehbi Bala në parathënien e librit:  ”Mësimi që nxirret nga disfata e Samsonit  tregon sa i rëndësishëm është përdorimi i forcës në gjendjen që ndodhej Shqipëria për t’u çliruar nga pushtuesit: por që të   ngadhënjejë e vërteta dhe  e drejta, duhet të bëhet punë bindëse, para se të përdoret. Forca”.

6

Sipas meje kështu ndodhi edhe me Serbinë e Millosheviçit. SHBA dhe bota e qytetëruar bënë të gjitha përpjekjet, ndoqën të gjitha rrugët që çeshtja kosovare të zgjidhej me dialog, me udhë paqësore të cilën e refuzoi tirani Millosheviç, Si kasap , sadist e demon, bëri  genocid të tmershëm mbi kosovarët. Në këtë rrethanë tragjike SHBA dhe  Europa për të mbrojtur të drejtat e kosovës aplikuan alternativën  e forcës dhe i dha mësimin e madh historik Serbisë tiranike e në të njejtën kohë edhe kumtin diktaturave të egra që skllavërojne & mjerojnë edhe popullin e vet, se nëse dështon dialogu si alternativa më e mirë, në plan të parë  del alternativa e forcës siç thoshte Sami Frashëri.

7

Këto ide  shndërrohen në art në dramën “Izraelitë dhe Filistinë“ si nëpërmjet veprimeve  të personazheve, por sidomos të  linjës së Samsonit dhe bëmave të tij,

të cilin e konsideroj edhe si zëdhënës të autori. Kjo për faktin se ai bart idenë themelore të dramës, në raportin e të drejtës e arsyes me forcën, që jepen në situata të ndryshme e të larmishme, sipas rrethanave.

 

8

Në fillim Samsoni është për udhën paqësore, por pasi i ngrenë kurthin, pasi i presin mjekrën tek e cila qëndronte tërë forca e tij, pasi i nxjerrin dhe sytë, ai pëson zhgënjim tw madh… Qorton veten dhe i jep të drejtë Rabinit: ”Unë më s’shikoj, po dëgjoj të qeshurit e tyre që më qeth zemrën dhe i jap të drejtë Rabinit me gjithë shpirt: Ah, sa të drejtë kish! Lipsej të veja me ushtri izraelitësh dhe ta digjnja, ta dërrmoja gjithë këtë botë të kalbur e të gënjeshtërme”.

***

Në skenat e mëpastajshme, kur i vjen fuqia, sapo i rritet mjekra, Samsoni rifiton fuqi mbinjerzore,  e tund tempullin e Boallit dhe e shkatërron. Filistinët mbeten nën gërmadha, ndërsa  Samsoni  vetësakrifikohet, sepse u zhgënjye nga vetvetja, ngaqë i  besoi forcës së arsyes me ata që s’kishin arsye, mbivlersoi vetveten, nënvleftësoi kundërshtarin i cili duke përdorur dinakërinë dhe pabesinë e futi në kurth  duke e joshur me kënaqësitë  e  dashurisë,  sa e bënë të  braktis detyrën.  Parë nga kjo pikeveshtrimi akti i vetvrasjes ishte zhgënjim  ndaj vetvetes, hakmarrje ndaj grackës së filistinëve, sakrificë për të vërtetën, Perëndinë dhe për Izraelitët.

***

Samsoni është figurë komplekse,  bartëse e ideve substanciale  të dramës. Kjo. do kërkonte  që autori të futej e të  depërtonte në mendjen & botën e përbrendhsme te figurës, nëpër labirinthet e shpirtit dhe të fshehtat e zemrës e t’i shpaloste ato me mjeshtëri të lartë që figura të ngrihej në nivelin e ideve që bart.

9

Dramën “Izraelitë dhe Filistine” e përshkon edhe ideja e luftës për të vërtetën kundër gënjeshtrës,  e nënshtrimit  ndaj arit, të vesit mbi virtytin, të pasionit të dashurisë e lajkave të bukurisë së gruas  si mjeshtre e  kurtheve e  grackave ku bie Samsoni.

Namik Resuli  do të thoshte: “ I magjepsur nga bukuria dhe lajkat e Dalilies bie vetë në grackë  dhe i harron fare qëllimet e mira të misionit që iu ngarkua nga të parët e Izraelit. I rrëfen Dalilës se fuqia e tij e jashtzakonshme qëndron te flokët. Me të dëgjuar këtë  rrjedhin filistenjtë, i presin leshrat, e vërbojnë dhe e venë në pranga.”.

Ndërsa Martin Camaj në shqyrtimin analitik që i bën  dramës shkruan: “ Sikur del nga këto pak krahasime që po rrjeshtoj më poshtë popullit të zgjedhur (izraelit) i kundërvihet Bota pagane e mbrapsht dhe amorale (filistine);- ndjekim mandej kontrastet e tjera gjithashtu binare: e Vërteta &  Gënjeshtra; fuqia fizike e morale e një vetje, pra e Samsonit – fuqia tërësore e forcës armike. Sistemi binar si tezë dhe antitezë shtrihet edhe në sintetizimin e tipareve dalluese te vetjet: Ahazi (mohues i fesë)- Samsoni që flijohet për fenë dhe Izraelitët; Rahilë-Dalilë e para në përfytyrimin e dashurisë së pastër familjare, e dyta të dashurisë së shfrenueshme, të lirë dhe jo të pastër.”

10

Dramën “Izraelitë e Filistinë” e përshkon edhe skematizmi që shfaqet jo vetëm në strukturën e dramës por edhe te persobazhet e saj. Që në aktin e parë ku veprimi zhvillohet në Synagonj, filistinët paraqiten personazhe negativ, ndërsa izrealitët pozitiv, Rabini e Samsoni si heronj. Madje nuk shquaj ndonjë  proces psikologjik ne dialogët dhe debatet e personazheve, në disa skena. Autori nuk ka mundur të futet në  botën e brendshme komplekse të  tyre, e të jap dilemat, qëndrimet e  ndryshme, veprimet psikofizine në situate e rrethana të caktuara  ku monologu e dialogu me vetjen  do të gjente format e  shprehjes  artistiko-skenike.  Citoj nga teksti: Një filistin i thotë turmës:”Të fala shumë ju dërgon Mbreti ynë. Për paqe vijmë, jo për luftë. Që të mos derdhen gjakrat më kot, herdhmë t’ju lutemi, të na dërgoni më të ndriçuarit  e popullit izraelit, se jemi gati të adhurojmë Perëndinë tuaj kur të na bindni se  është perëndi e vërtetë”. Rabini pa e analizuar këtë, në mënyrë kategorike thotë: ”Hapni sytë, izraelitë, filistini flet me dhelpëri”. Po kështu edhe filistinët, pa asnjë proces arsyetimi i flasin prerë Rabinit: Me dhelpëri?…, Pusho ti”!  No oomment.

11

Në aktin e dytë,  skematizmi shfaqet në  skenat  I, III, IV, VI, VII, ndërsa në   Skena II Samson – Dalilë, ku ngjarjet  zhvillohen te filistinët në shtëpi të saj, për çudi skematizmi braktiset, spikat mjeshtëria dramaturgjike. Është ndër skenat me vlera të konsiderueshme të dramës. Dialogët midis tyre mishërojnë dhe shprehin  artistikisht idenë e gëzimit të jetës në botën e vërtetë, të cilën Samsoni e shikon edhe përtej vdekjes fizike, ndërsa Dalila në këtë botë. Ajo i thotë Samsonit: ”Pse të çuditem me natyrën?.. Të filozofis?..Shikoj natyrën që të puth më nxehtë buzën tënde, që të dashuroj më fellë, ashtu po, pra po, nuk ndryshe. Dua të ndritoj dielli që të më japë zjarr syve të sharmojë shtazat e egra; e dua natën që të m’fshehnjë nga bota ëndrrat e ëmbla me të hertit e saj të vulpcetimit. Ardh vera? Ardhi për mua. Ku është i dashuri im t’i dërgoj njëmijë të puthura…”.

Pas këtij monologu  të gjatë që vazhdon, Samsoni menjëherë e shtrëgon me mall Dalilën, ajo e puth dhe pëshpërit me vehte: ”Gjëmbi i parë”.

12

Te Dalila shohim  procesin mjeshtëror të mashtrimit  ndaj Samsonit  Ai jepet pas dashurisë, e shtrëngon Dalilën, por në të njëjtën kohë shfaqet tek ai dilema për të Vërtetën dhe Gënjeshtrën që jepen në këtë monolog:  “Perëndia ma dha shpirtin si udhëheqës të rrojtjes së vërtetë dhe zemrën si rrufjane të gënjeshtërmes. Në vafshim pas zemrës, prishemi: në vafshim pas shpirtit devierim udhën e qëllimit të rrojtjes. Cili ka të drejtë? Asnjë. Më i lumtur është ai që s’merr vesh nga kjo dilemë e frikshme.” .(Dalila s’ka asnjë dilemë) “htrohu në pëlqit tim – i thotë – pra,  guxo të thuash se dashuria është dilemë. Nuk, këtë dilemë e ka ay që s’ka ide të qëruar për veten e tij… Sot ca pak shpirt, nesër ca pak zemër, pasnesër ca pak gjumë, domethënë rehat  për të dyja”.

13

Në përgjithësi në këtë skenë ka një procedim të rrjedhshëm e luftë të brendëshme të personazheve, të cilët realizojnë  me art veprimet psikofizike, sipas veçorive individuale të karakterit dhe qëllimeve të tyre si peronazhe duke aktruar bukur.Te Dalila shquaj dinakërinë, mashtrimin, pabesinë & lojrat mjeshtrore të dashurisë gënjeshtare. Ndërsa te Samsoni pasioni mbyt arsyen, sa e çon të bjerë në kurthin e sirenës, dashurisë. Vetëm në një situatë dyshuese, ai braktis vetveten, bie në krahët e dilemës dhe nuk i jep të drejtë as atij që shkon pas shpirtit, as tjetrit që shkon pas zemrës. Dalila orientohet më mirë, ndonëse qëllimi i saj është i keq, ajo thotë një të vërtetë që ka përmasa universale, ndonëse mund të mos pranohet prej të gjithëve. Ajo pranon edhe shpirtin edhe zemrën edhe të Vërtetën edhe Gënjeshtrën, pak nga njëra, pak nga tjetra. Megjithatë të dy si Samsoni ashtu edhe Dalila janë personazhe  kompleks..

14

Në aktin e tretë struktura dramaturgjike është formësuar me profesionalizëm. Ngjarjet zhvillohen në Tempullin e Boallit dhe Molohut, mbushur me statuja nga të gjitha anët, Filistinët festojnë fitoren. Në Sqenën I,  kemi një hapsirë skenike funksionale, që mundëson lëvizjet skenike të prersonazheve, kur drama do vihet në skenën e teatrit Në tekstin e dramaës dialogu i personazheve është ekspresiv  me gjuhë të pastër e kolor, ndërsa Kryeprifti monologon me racionalitet me një gjuhë dramatike që ka forcë shprehëse. Në Sqenë  II dhe III, dialogu bëhet më ekspresiv, më dinamik, struktura e skenave ka një frymmarrje më të gjerë, madje dhe veprimi i personazheve dhe bota e tyre e trazuar jepet disi më e plotë dhe emocionale.

Samsoni, këtu, flet me një gjuhë që buron nga zhgënjimi, ku krahas dëshpërimit qëndron protesta, përballë humbjes; zemërimi, kundrejt gjymtimit, urrejtja përballë pabesisë dhe padrejtësisë,  forca shkatërruese e të gjithëve dhe e vetvetes.

 

15

Kur mbaron së lexuari dramën “Izraelitë e filistinë të Nolit, të mbetet në mendje Samsoni që luftonte për të vërtetën, për Perëndinë, për jetën e përtejme, për lumturinë, paçka se gëzimet në këtë botë i quan gënjeshtër. Po ky Samson është  viktimë e vetvetes, bie në një vetëkurth me dashje, sepse ai nuk i zuri veshët përpara kurthit të sirenës së dashurisë së Dalilës. Theksojmë se zemra fitoi mbi shpirtin, pasioni mbi detyrën që sollën katastrofën e tij. Për këtë ai përdor armën e tmerrshme të hakmarrjes, përmbys tempullin e arit dhe të dashurisë, përmbys gjithshka, filistinët dhe veten.   

16

Drama mbyllet me këngën e Dalilës:

”Në botë sejcili që hin/ dëbiret,dëbiret shkretë/ Fuqia e shpirtit i shkrin/ dhe dashja e mirë humbet”, që më tepër është në rolin e korit se të personazhit që përfaqëson. Këtu absolutizohet shpirti, ndërsa të tjerat “humbasin e dëbieren”.

 

KONKLUZË

 

Nga drama “Izraelitë dhe Filistinë” nxirren shumë mësime, po do të theksoj njërin prej tyre, i cili sipas meje ka vlera të gjithëkohëshme edhe per kohen e realitetin tonë sot.  Autori ka një koncept realist, të drejtë dhe  universal . Sipas rrethanave vlerësohet me parësi udha paqësore me dialog të arsyeshëm e bindës, ndërsa udha e forcës, e dhunës, të  përdoret  në situatën kur refuzohet e para. Kjo është vlerë sipërore e mesazhit të dramës, ndonëse artistikisht nuk ka shkëlqimin e artë të ideve sepse autori si dramaturg ishte minor përballë intelektualit, dijetarit dhe patriotit  të madh NOLI.