Ismail Xhaferi: Heronjt e kombit “vrasës me pagesë “ ?!

212
Sigal

Replikë në vargje me kryetarin e « Nismës Thurrje » Endri Shabani, i cili ka kërkuar të hiqet emri i Avni Rustemit dhe i disa figurave të tjera të luftës, pasi sipas tij, janë vrasës me pagesë.

Lule shoku Endri:

Fjalë vetëtimë…

Ç’pate me heronjtë

Ç’pate me Avninë?!

The është terrorist,

ka duart me gjak,

ndaj t’i hiqet emri

nga çdo gur e pllakë.

Nëpër rrugë e sheshe

emri mos t’i mbesë,

se Avniu është,

vrasës me pagesë.

Emrin e Avniut,

e kishe në listë:

Jo si një hero,

por si terrorist.

Se ti shoku Endri,

ke tjetër model!

Kush vret tradhëtinë,

quhet kriminel.

Po e ngas më tutje:

more Endri beu!

Unë them që të hiqet,

edhe Skënderbeu.

Se dhe Skënderbeu,

atë kohe të errët:

ka prerë koka turqish,

koka jeniçerësh.

Tani sipas teje:

more Endri trimi,

terrorist na del

dhe Isë Buletini!

Sepse mbi pushtuesit

gjithmonë pushkën vuri!

Terrorist i tillë,

është dhe Bajram Curri.

Por këto probleme

më shumë mos t’i trashim:

të hiqet dhe Çeçua,

se ka vrarë Bimbashin.

Çetë e tij e vogël

e zgjedhur me dorë:

Dhjetra – dhjetra turq,

vrau në Mashkullorë.

Të vazhdojmë më tej

Endri palikari!

A nuk është një vrasës

dhe Adem Jashari?

Besoj se e di…

E njeh historinë,

terroristë të tillë,

ka shumë vendi ynë.

Prandaj duhen hequr

gjithë burrat e rallë

dhe në vend të tyre

të vëmë ty të gjallë.

Në mos u plotësofshin

me Endri bilbilin,

në vendet që mbeten,

vëmë Haxhi Qamilin.