Zyrtare/ Pas eliminimit me turp nga Lyon-i, Juventus shkarkon Sarrin

262
Sigal

Nuk ka më spekullime, Maurizio Sarri nuk është më trajneri i Juventusit. Vendimi është marrë pak minuta më parë nga drejtuesit e ekipit që ka fituar 9 herë radhazi Serie A. Edhe pse përflitej që eliminimi Lionit në Champions League do t’i kushtonte vendin trajnerit të kampionëve të Italisë, tashmë vendimi i drejtuesve të Juves është i zyrtarizuar. Zinedine Zidane dhe Simone Inzaghi janë ndër kandidatët kryesorë për ta zëvendësues.