ZYRTARE/ Merkato dalëse te Partizani, largohet portieri

Nëse ka një repart i cili është absolutisht i frikshëm në Superiore është ai i portës së Partizanit.

Të kuqtë, aktualisht kanë plot 4 portierë të konfirmuar të elitës së futbollit shqiptar.

NOA

Titullari Bekim Rexhepi, legjenda Alban Hoxha, “Doreza e Artë” Pano Qirko dhe gardiani Aldo Teqja.

Sigurisht janë shumë dhe asnjë prej tyre nuk e meriton të qendrojë në stol apo tribunë, ndaj të kuqtë kanë njoftuar se kanë mbyllur bashkëpunimin me një prej tyre. Aldo Teqja i jep fund zyrtarish aventurës së tij si “Dem”.

Sezonin e fundi tai ishte i huazuar te Bylisi ku dhuroi paraqitjhe mjaft të mira ndërsa ditët e fundit u stërvit me kampionët.

Tashmë palët kanë ndërprerë kontratën me konsensus dhe klubi i uron suksese atij për karrierën në vazhdim.