Zidan tha se ishte më i talentuari më të cilin kishte luajtur, ndahet nga jeta në moshën 49-vjeçare ish-mesfushori i Juventusit

130
Sigal

“Kush është futbollisti më i talentuar përkrah të cilit kam luajtur? Fabian O’Nill”. Këto janë fjalët që ka thënë në një intervistë ZInedin Zidan për ish-fantazistin e Juventusit dhe kombëtares së Uruguait, i cili për fat të keq sot u nda nga jeta në moshën 49 vjeçare.

Ish-futbollisti i cili spikati në fundin  viteve ’90 dhe fillimin e atyre 2000, kishte në karrierë të kënaqshme në Serinë A ku luajti me Juventusin apo me klube si Kaljari. Por ai nuk shprehu kurrë potencialin e tij të plotë, pasi siç tregoi më vonë, kishte pasur probleme me alkoolin dhe drogën.

Kështu, ish-lojtari zbuloi pak kohë më parë se kishte shpërdoruar rreth 14 milionë dollarë që kishet fituar gjatë karrierës, duke mbetur i varfër menjëherë sapo ishte larguar nga fusha e lojës. Ai përfundoi disa herë në spital si pasojë e problemeve shëndetësore dhe së fund, i ishte bërë e ditur se duhej të bënte transplant mëlçie. Por kriza e fundit ka qenë fatale dhe O’Nill nuk ia ka dalë të fitonte ndeshjen më të rëndësishme për jetën.