Zgjodhi Brazilin, gruaja braktis Hulio Cezar: Burrat janë egoistë

589
Hulio Cezar, portieri që shkroi historinë me Inter duke fituar gjithçka të mundshme, u largua së fundmi nga Portugalia ku aktivizohej me Benfikën për të nënshkruar me Flamengo-n.
Ndonëse në aventurën e re ai nuk do të paguhet më shumë se 3600 euro deri në fundin e sezonit, sërish asgjë nuk e ndali për t’u kthyer te dashuria e vjetër e tij, Flamengo.
Mirëpo për t’u rikthyer ne Brazil, Cezar, duket se ka hequr dorë nga diçka më e rëndësishme se paratë. Ai nuk do të shoqërohet nga bashëshortja e tij, Susana Werner, e cila ka vendosur të mos kthehet në vendlindje.
Aktorja dhe modelja brazialine e cila më parë ka qenë ish-e dashura e “Fenomenit” Ronaldo, ka ngritur pretendimin e fëmijëve. Me një status në rrjetet siciale ajo ka shkruar:
“Para se të spekulohet në lidhje me këtë histori, – lexohet në mesazhin e saj, – dua të shpjegoj arsyen pse nuk do të shkoj me Julio në Brazil dhe pse nuk do të marr pjesë në ndeshjen e lamtumirës. Kam shumë gjëra të rëndësishme për të cilat duhet të mendoj, duke filluar nga fëmijët. Nuk do të largohesha kurrë nga ata për të jetuar në Brazil. Nuk mund të largohem prej këtu, nuk ka lidhje skuadra. Dhe, për më tepër, nuk e ndjek futbollin dhe nuk shkoj në stadium”.
“Julio donte të ishte i lumtur në Brazil, por unë duhet të mendoj për fëmijët e mi. Jam e kënaqur për tifozët e Flamengo, e trishtuar për veten që do të mbetem larg. Julio ka qenë gjithmonë një person i mrekullueshëm, një baba dhe bashkëshort i mirë. Por burrat janë egoistë”.
Sigal