Zbulohet njeriu që ndali gjithçka për projektin e Superligës Europiane

210
Sigal

Shumë zhurmë për asgjë. Kështu mund të përshkruhet ajo që ka ndodhur me Superligën e Europës, një projekt që ka zgjatur vetëm 48 orë. Gjithçka është përmbysur në mbrëmjen e së martës dhe njeriu që i ka dhënë fund Superligës pa filluar mirë duket se ka qenë pronari i Chelsea-t, Roman Abramovich.

Sipas “The Sun”, ai ka qenë i lëkundur në ditën e dytë të jetës së projektit. Reagimi i tifozëve ka qenë i papritur për rusin. E përditshmja britanike ka shkruar se numri një i londinezëve është befasuar nga protestat, që e kanë shtyrë të tërhiqet mbrapa.

Një burim i cituar nga “The Sun” ka shpjeguar se rusi “nuk mendonte se do të kishte një reagim kaq të fortë”. Madje, ai duket se është zemëruar sepse askush nuk e kishte paralajmëruar për mundësinë e një reagimi të tillë nga ana e tifozëve.