“Super Liga ishte një dështim që nga fillimi”, Masimo Morati: Ata gabuan në mënyrën se si…

202
Sigal

Presidenti legjendar i Interit, Masimo Morati për prestigjiozen italiane ‘’La Repubblica’’, u shpreh se krijimi i Super Ligës ishte një dështim që nga fillimi dhe se klubet themeluese nuk e kishin bazën për ta vazhduar këtë projekt.

‘’Deri tani, ekipet themeluese janë larguar të gjitha. Ishte një përpjekje e keqe dhe nuk kishte bazën për të vazhduar, kështu që ky ishte fundi i duhur.

Ata gabuan në mënyrën dhe kohën kur komunikuan krijimin e Super Ligës së re, si dhe në vlerësimin e reagimeve nga ana e drejtuesve. Në vetvete, projekti ishte një dështim që nga fillimi”.