VIDEO/ Ronaldo ndjek “Al Nassr” nga tribuna, arabët fitojnë mes shiut edhe pa CR7

127
Sigal

Cristiano Ronaldo nuk mundi të debutonte sot për skuadrën e “Al-Nassr”, për shkak të pezullimit të dhënë nga Federata Angleze e Futbollit.

Gjithsesi, kjo nuk e pengoi portugezin që të ndiqtë nga tribuna fitoren 2-0 ndaj “Al-Taee”, në MRSOOL Park (Riyadh).

 

 

Moti befasues dhe me shi përshëndeti lëvizjen e papritur të CR7 në futbollin e Lindjes së Mesme, ku qielli i zymtë në Riad ishte i ngjashëm me situatën e fundit në Manchester.

Është një fillim surreal për Ronaldon, pasi ai ndërmerr hapin tjetër të karrierës së tij, në një ligë për të cilën pak dinë të flasin.

Moti ka qenë aq i papërshtatshëm sa skuadra e tij e re, “Al Nassr”, u detyrua të shtyjë ndeshjen e ligës saudite kundër “Al Ta’ee” të enjten, sepse shiu kishte ndikuar në sistemin elektrik në Mrsool Park.