VIDEO/ Muriqi dhe Bytyqi godasin Irlandën, Kosova në avantazh të dyfishtë

144
Sigal

Kosova ka arritur të shënojë dy gola të njëpasnjëshëm ndaj Irlandës e Veriut, në sfidën e cila po zhvillohet në “Fadil Vokrri” në kuadër të Nations League.

Vedat Muriqi në minutën e 9-të ka tundur rrjetën e kundërshtareve fillimisht pasi u tregua i saktë nga pika e penalltisë. Dyfishimi i shifrave erdhi në minutën 20-të dhe mban firmën e Bytyqit.