VIDEO/ Mes yjeve të futbollit italian, edhe kuqezinjtë e Shqipërisë në videon e Serisë A

432
Sigal

Nëpërmjet një video në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale, Serie A ka vendosur të urojë të gjithë për festat e fundvitit. Nëpërmjet dedikimeve të ndryshme nga pjesët e ndeshjeve, kjo ishte një ide origjinale urimi.

Sakaq, në këtë video nuk mungojnë edhe disa prej futbollistëve shqiptarë që aktivizohen në Serie A. Video nis me ndihmën e lojtarëve të Torinos ndaj Elseid Hysajt teksa ky i fundit pasi kërceu në një dyluftim ajror, u përplas keq në tokë. Ndërkaq, në një fragment është edhe Tomas Strakosha, porta e të cilit shpëton pas ndërhyrjes së shokut të skuadrës.

Ndërkohë, një fragment më i gjatë është dedikuar për Etrit Berishën. Në pjesën e portierit shkruhej se ka nga ata që edhe që nuk bëjnë asnjëherë dhurata, duke e lidhur me ndeshjen e tij perfekte kundër Juventusit ku shpëtoi portën nga gola të sigurt.