VIDEO/ Festë shqiptare te Lacio, mbrojtësi dhe portieri ia marrin valles me këngë popullore

625
Sigal

Lacio e të rinjve mori një fitore të rëndësishme në ditën e djeshme përballë Empolit në transfertë me rezultatin 1-3.

Ekipi kryeqytetas ka në përbërje shumë futbollistë shqiptarë, duke nisur me portierin Alia e vazhduar me mbrojtësit Ndrecka dhe Kalaj. Ndërsa, në pjesën ofensive të skuadrës është Emiliano Shoti.

Kështu, një pjesë të madhe në suksesin e bardhekaltërve kanë edhe ata, teksa janë titullarë të zakonshëm për skuadrën.

Ndërkaq, festa e triumfit nuk mbeti vetëm në stadium, por vazhdoi edhe më gjatë. Marko Alia postoi një video nga dhoma duke kënduar e kërcyer me këngë shqiptare.

Atmosfera duket mjaft entuziaste dhe kuqezinjtë po ia kalojnë mirë me Lacion, ndërsa eksperienca që po fitojnë iu shërben shumë për të ardhmen, duke qenë se ëndrra e tyre është të aktivizohen me ekipin e parë, ndërsa më pas është vjen edhe kontributi për Kombëtaren teksa janë pjesë e moshave.