VIDEO/ Daku mesazh Sylvinhos nga Rusia, sulmuesi kuqezi gjen golin me Rubin Kazan

12
Sigal

Mirlind Daku protagonist. Sulmuesi shqiptar ia ka dalë të shënojë gol në Rusi me Rubin Kazan, në ndeshjen e kampionatit ndaj Akhmat Grozny. Për futbollistin kuqezi, ky ishte goli i parë i tij gjatë vitit 2024. Në kampionat, ai numëron 5 gola.

Mirlind Daku shpreson që të shënojë sa më shumë gola dhe të luajë sa më shumë minuta të jetë e mundur, në mënyrë që të bindë Sylvinho për t’a ftuar për në Kampionatin Europian që mbahet në verë. Kujtojmë se sulmuesi kontribuoi për kuqezinjtë gjatë eliminatoreve, por nuk u grumbullua për miqësoret e marsit.