Sebastian Vettel po tregon këtë sezon se dëshiron medoemos titullin kampion në Formula 1. Gjermani arriti një tjetër fitore duke triumfuar në Çmimin e Madh të Kanadasë.
Piloti i Ferrarit e nisi garën nga pole position dhe arriti ta ruante vendin e parë falë një starti të kujdesshëm.
Edhe atëherë kur piloti Botas tentoi të fitonte sekonda ndaj Vettel, përsëri një gabim në fundin e garës e pozicionoi atë në vendin e dytë. Pas Botasit u rendit Mark Verstappen, ndërsa Luis Hamilton mbajti vendin e 5-të, duke tentuar herë pas here t’i rëmbente vendin Ricardos por pa sukses.
Vetel momentalisht është në vend të parë në klasifikimin e përgjithshëm më 121 pikë dhe ka një pikë më shumë se Hamilton.
Ecuria pozitive e Sebastian Vettel na bën të kujtojmë kohën e artë të Ferrarit, ku në krye ishte kampioni i padiskutueshëm, Michael Schumacher.