Verstappen ndalet pas 14 garash, Ferrari triumfon në Çmimin e Madh të Singaporit

49
Sigal

Pas plot 14 garash donimin në botën e “Formula 1” nga piloti i Red Bull, Max Verstappen, këtë të dielë, skuderia “Ferrari” ka arritur të dhurojë spektakël në Çmimin e Madh të Singaporit, me spanjollin Carlos Sainz, që përfundoi garën i pari.

Në vendin e dytë u rendit Lando Norris, i cili u nis nga vendi i katërt, por administroi gjithçka, madje në disa momente ngacmoi ish-shokun e tij, Sainz, por në fund nuk ia doli. Në podium u ngjit edhe britaniku Leëis Hamilton.

Piloti tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc u rendit në vendin e katërt, duke lënë pas Max Verstappen që vuajti jo pak në këtë garë, por nuk shkoi më shumë se vendi i pestë, duke i dhënë kështu fund serisë së 14 fitoreve radhazi.