Vendimi te Kamza dje u bë realitet, zyrtarizohet largimi i trajnerit Ndreu

647
Kriza e rezultateve te Kamza bëri që trajneri Ramadan Ndreu të shkarkohet nga kjo detyrë. E nisi sezonin shumë mirë, madje me rezultate e loja që askush në Superiore nuk e kishte menduar, por në fazën e tretë Kamza pësoi rënie të theksuar. Duke qenë se zona e ftohtë është shumë pranë, dje ka ardhur vendimi përfundimtar nga drejtuesit e Kamzës, të cilët, me largimin e Ndreut nga bankina, kanë vendosur të marrin masa për të ndalur zbritjen e frikshme në renditje. Ramadan Ndreu ishte në dyshim prej ditësh, ndërsa të hënën në mbrëmje u fol për largimin e tij, për të cilin vetë Ndreu deklaroi për gazetën “Telegraf” se do të priste vendimin e presidentit Naim Qarri. Dje ai ka ardhur, nga dje, Ndreu nuk është më trajner i Kamzës.
Sigal