Vendimet e Komisionit të Verifikimit, ja kandidatët për President të FSHF dhe anëtar Komiteti Ekzekutiv

199
Sigal

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e Komisionit të Verifikimit, që kishte në axhendë verifikimin e ligjshmërisë së propozimeve dhe integritetin e kandidatëve të propozuar për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në përfundim të mbledhjes, që erdhi një ditë pas përfundimit të afatit për depozitimin e kandidaturave për postin e Presidentit të FSHF-së dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, pasi u shqyrtuan propozimet e sjella nga anëtarët, rezultoi se për postin e kandidatit për President të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë marrë numrin e propozimeve të nevojshëm personat e mëposhtëm:

  • Armando Duka
  • Dritan Shakohoxha
  • Sulejman Starova

Kandidatët për anëtar të Komitet Ekzekutiv  të FSHF janë 12, të cilët kanë marrë numrin e nevojshëm të propozimeve për të qënë zyrtarisht në garë, sëpaku 2 propozime, janë personat e mëposhtëm:

  1. Abdyl Kuriu
  2. Anila Basha
  3. Arben Dervishaj
  4. Bardhyl Jera
  5. Envi Hicka
  6. Ermal Tahiri
  7. Ervin Canollari
  8. Gjergji Petro
  9. Lutfi Nuriu
  10. Pano Xhixho
  11. Vasil Bicaj
  12. Ylli Ҫekiҫi

Komisioni i Verifikimit është organi përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në përputhje me Rregulloren e Asamblesë së FSHF-së dhe kryerjen e kontrollit të integritetit, i miratuar në Asamblen e Përgjithshme të FSHF-së.