Vendim i vonuar? FIFA gjobit Senegalin për lazerat e përdorur ndaj Salah, shkaktuan eleminimin e Egjiptit

FIFA gjobiti federatën e Senegalit për përdorimin nga tifozët e saj të stilolapsave me lazer gjatë ndeshjes së “play-off”-it të Botërorit “Katar 2022” të luajtur në “Staio Senghor” të Senegalit.

Koha e rregullt dhe shtesat ndaj Egjiptit përfunduan në barazim dhe për të përcaktuar finalisten, skuadrat iu drejtuan pikës së penalltisë.

Sigal

Këtu, fitoi dhe u kualifikua për në finalet e “Katar 2022” skuadra e Sadio Manés. Penalltia e gabuar e Mo Salah ka hyrë në histori, e inkuadruar pak para goditjes me dritën jeshile të lazerit të një tifozi senegalez në fytyrë. Egjipti u eliminua.

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës i FIFA-s, pasi ka analizuar ngjarjet ka vendosur të ndëshkojë me një gjobë rreth 214 mijë euro Senegalin, ndërkohë që edhe ndeshjen zyrtare të radhës në shtëpi që do ta luajë me dyer të mbyllura.