Vajza e De Biazit “braktis” Italinë: Në Evropian do bëj tifo për Shqipërinë

431
Ëndrra e shumë shqiptarëve u bë realitet, Shqipëria do të jetë pjesë e kampionatit Europian. Kjo kombëtare arriti atë që nuk e kishte arritur askush, atë që ne do e mbajmë mend gjatë. E nëse ky sukses ka një emër, patjetër që ai quhet Gianni De Biasi. Trajneri që ngriti dhe besoi si i verbër në këtë skuadër dhe që me punë e përkushtim realizoi atë që deri tani ishte “Endrra Euro2016”. Në deklaratën e tij të parë për mediat ai i dedikoi fitoren familjes, bashkëshortes dhe të bijës të cilat sipas tij janë më të shtrenjtat dhe që sigurisht janë mbështetëset më të mëdha. Sot De Biassi është kthyer bashkë me ekipin në Shqipëri dhe festimet ende vazhdojnë, por si e ka pritur familja e tij këtë moment historik? Cilët janë emocionet që përjetuan mbrëmë? Cilën skuadër do të mbështesin këtë Europian? Si është jeta e De Biasi-t jashtë fushës? 

Sigal

– Si është të rritesh me Gianni-n si baba dhe cila është marrëdhënia juaj?

Të rritesha me babain tim e konsideroj fat. Ai është një nga ato baballarë që çdokush do ta dëshironte, i dashur, i kujdesshëm dhe i gatshëm për çdo gjë. Një baba shumë mbrojtës ndaj familjes, aspak i bezdisshëm por i gatshëm të bënte gjithçka për të më ndihmuar. Në fëmijërinë time mbaj mend çdo të dielë (e cila ishte e vetmja ditë që mund ta shihja gjate pasi skuadra e tij nuk bënte stërvitje) ai i dedikohej familjes, mua dhe mamasë. Më kujtohen shëtitjet e gjata në kodrat e Molinetto della Corda ku shpesh herë merrnim edhe ski-lift. Kujtimet e para nga babi i kam kur më lexonte përrallat çdo nate para se të flija. Tani jam 23-vjeçe dhe sigurisht që përralla nuk më lexon më 🙂 Tani që jam rritur diskutojmë tema më të rëndësishme së bashku: flasim për studimet e mia, për lidhjet që mund të kem (këtu e ruaj pak veten) etj. Në fakt, edhe pse unë dhe babai nuk jemi persona që na pëlqen shumë të flasim kur jemi bashkë shpesh here plas e qeshura, dhe duhet ta them: Babi ka një humor shume te spikatur!