“U kthyem 40 vite mbrapa”, Astrit Hafizi: Kjo është fatkeqësi shumë e madhe, mentaliteti la për të dëshiruar

310
Sigal

Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 0-2 të Shqipërisë në përballjen ndaj Anglisë. I ftuar në studion e “Supersport”, ai ndër të tjera u shpreh:

“Në futboll mund të krijosh edhe 1 rast, si ai i Uzunit, kjo nuk do të thotë që po të arrinim të shënonim, mund të fitonim. Mënyra e lojës, ishte krejt ndryshe me formacionin, që më dha shpresë para ndeshjes. Nuk është problem Uzuni, sepse rastet humben.

Nuk më shqetëson vendosja e njërit apo tjetrit. Mungesa e Kumbullës ishte shumë problematike, lojtarët e tjerë nuk i kemi me shumë nivel. Lojtarët zbatojnë detyrat që japin trajnerët. U kthyem 40 vite mbrapa. Kjo është fatkeqësi shumë e madhe, që të synosh vetëm t’ia prishësh lojën kundërshtarit, pa guxuar të ndërtosh.

Ne vërtet patëm përballë Anglinë, por mentaliteti la për të dëshiruar, nuk ndërrohet mentaliteti me këto metoda. Hysaj nuk doli fare, vetëm 1 rast i Uzunit. Është e pashpjegueshme, kështu jo. U kthyem përsëri te ndeshja ndaj Spanjës, ku nuk shkuam asnjëherë në portë, dhe u mundëm 2-0. Me futbollistë të Serisë A, dhe të jetë ky nivel i lojës. Është e papranueshme”, deklaroi Hafizi.